Bushiç: Mund të marrim frymë të qetë, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2017 | 19:12

Bushiç: Mund të marrim frymë të qetë, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë

Tomislav Bushiç u gëzohet pikëve, ndërsa fitoren me Tiranën e cilëson realisht të vyer për mbijetesën. Kroati i sulmit vlonjat e thotë hapur se pas kësaj ndeshjeje, më në fund Flamurtari mund të marrë frymë lirisht. Megjithatë, ai bën edhe një hap prapa, ndërsa kujton se janë edhe 4 finale deri në mbyllje të këtij sezoni. Gjatë fjalës së dhënë për gazetën në fund të ndeshjes, Bushiç i kërkoi ekipit që të shmangë euforinë, pasi mund t’u kthehet në “bumerang”.

bushic

“Jam i kënaqur për këtë fitore që u arrit në minutat e fundit. Kishim raste dhe mundësi për të kaluar më shpejt në avantazh, por e rëndësishme është që morëm tri pikë, të cilat na ngjisin në vendin e 7-të dhe na japin qetësi. Ishte një duel i gjithi për mbijetesë dhe llogaritë tona ishin të qarta, vetëm maksimumi do na bënte punë. Barazimi nuk mund të na mjaftonte. Natyrisht që duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Me këtë ritëm duhet të vazhdojmë deri në fund”, u shpreh autori i golit të dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"