Bushiç: Jemi afër zonës së mbijetesës, ja për sa javë mund të jem gati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2018 | 18:26

Bushiç: Jemi afër zonës së mbijetesës, ja për sa javë mund të jem gati

Në një intervistë para ndeshjes, kapiteni i dëmtuar i Flamurtarit, Tomislav Bushiç, foli për gjendjen e tij, por edhe për ekipin në përgjithësi.

bushic

Gjendja juaj..

Jam i mërzitur me këtë situatë. Kam një tërheqje muskujsh. Për 2-3 javë, ndoshta do jem gati.

Keni shkuar në Serbi?

Nesër në mëngjes do të iki në Split, në Kroaci, për një terapit 7 ditë. Më pas, do bëj një eko tjetër, të shoh.

E pe fitoren e ekipit në Korçë?

Po, e pashë. Ekipi luajti mirë dhe më shijoi shumë. Edhe sot jemi gati për t’u përballur me Skënderbeun.

Sa vendimtare është kjo sfidë? Nëse nuk fitoni, a futeni te zona e mbijetesës?

Vllaznia dhe Kamza janë afër, gjithashtu edhe Teuta. Sot ekipi e ka mendjen vetëm tek fitorja. Me këtë 3-pikësh, kthehemi në luftë për Europë.

Çfarë të shqetëson më shumë nga Skënderbeu? I nevrikosur nga rezultat negative, apo fakti që është kompletuar grupi?

Skënderbeu tani është plot. Në Kupë i mungonin disa lojtarë, por ka edhe një psikologji të rënë nga vendimi i UEFAs. Mendoj se çunat me të bardhë(Flamurtarit) do të fitojnë sot.

Javën e fundit, Flamurtari kishte vetëm rezultate negative…

Kemi shumë probleme këtë vit. Pas ndeshjes me Partizanin në Kupë, vetëm humbëm. E gjithë skuadra është keq psikologjikisht. Tani jemi gati për fazën e katërt në kampionat dhe të marrim sa më shumë pikë. Kemi një kalendar të favorshëm, me një fitore sot, kthehemi në vend të katërt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"