Bushiç: Jam i lumtur për rikthimin e Danilo Alveshit, kemi 2 javë kohë për “derbin” me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 19:14

Bushiç: Jam i lumtur për rikthimin e Danilo Alveshit, kemi 2 javë kohë për “derbin” me Skënderbeun

Kapiteni i Flamurtarit, Tomislav Bushiç, i cili shënoi dhe golin e fitores në sfidën ndaj Luftëtarit, foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes ku u shpreh i kënaqur për afrimin e Danilo Alvesh dhe 3 pikët e sotme.

dadac

Sa ndryshon kjo skuadër me atë të kaluarën?

Edhe në sezonin e kaluar luajtëm për një nga vendet të parë. Por këtë sezon trajneri Daja ka ndryshuar gjithçka. Kemi ekip të ri, presim Kalenë, Torrasën, Danilo Alvesh. Mendoj Flamurtari këtë vit është shumë mirë. Jam i kënaqur pse Danilo do vij këtu. Kam shumë respekt, si dhe për të gjithë lojtarët e tjerë.

Të vjen keq që nuk shënove më shumë?

Po, por në fund rëndësi ka 3 pikë. Jam pak i mërzitur, por fitorja më kënaq. Tani, kemi pushim.

Sa i kënaqur je me rendimentin tënd, dhe sa të ka munguar Danilo në këto 3 ndeshje?

Unë nuk jam në formën 100 %. Tani do kap ritmin, kemi 2 javë përpara për të punuar, për tu bërë gati për një derbi me Skënderbeun, për vendin e parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"