Bushiç drejt Begoradit, kapiteni i Flamurtarit nis terapinë në Serbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2018 | 18:54

Bushiç drejt Begoradit, kapiteni i Flamurtarit nis terapinë në Serbi

Tomislav Bushiç niset drejt Beogradit. Kapiteni kroat i vlonjatëve do të trajtohet në një klinikë të specializuar për t’u rikuperuar sa më shpejt. Bëhet fjalë për fizioterapisten e famshme, Marijana, e cila ka klientë shumë lojtarë shqiptarë, sa herë kanë pasur dëmtime. Bushiç pësoi një kontraktim muskulor në ndeshjen me Kukësin, por pas ekzaminimeve rezultoi se dëmtimi ishte më i rëndë nga sa mendohej.

bushic

Sipas mjekëve, por edhe vetë lojtarit, tashmë rrezikohet që për tri javë të jetë jashtë fushave. Por, ka shpresa se me trajtimin që Bushiç nisi qysh dje në Beograd, të mund të rikuperohet më shpejt. “Jam shumë i mërzitur për dëmtimin. Kam një tërheqje muskulore. Nuk duhet të ndodhte dhe pikërisht tani që duhet t’i shërbej ekipit”, deklaroi kroati dy ditë më parë gjatë një interviste për “Panorama Sport”. Mungesa e tij lë një boshllëk në majën e sulmit të kuqezinjve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"