Bushi: Thonë do vijmë te Shqipëria, por Sinani e Zhegrova nuk hapin telefonin të nesërmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2018 | 15:41

Bushi: Thonë do vijmë te Shqipëria, por Sinani e Zhegrova nuk hapin telefonin të nesërmen

Trajneri Alban Bushi doli në konferencë për shtyp, përpara ndeshjes tjetër me Sllovakinë, pasi të parën u përmbys me rezultatin 2-3 në Selman Stërmasi. Ai u shpreh se kishte mungesa këtë takim, pasi edhe Panuçi i kishte marrë disa elemente cilësorë. Për çështjen e talenteve që kanë zgjedhur Kosovën, Bushi akuzoi prindërit e këtyre fëmijëve, që bëjnë si atdhetarë të mëdhenj, por të nesërmen nuk të hapin telefonin.

bushi-470x232

Ndeshja me Sllovakinë…

Është e vështirë kur ke ndërtuar një ekip për pothuajse 1 vit e gjysmë, dhe ke shumë mungesa. Sidomos në mesfushë, si Ramadani dhe Abazaj. Nëse do t’i kishim ato, do ishte më ndryshe. Janë lojtarë që kanë minuta në këmbë dhe e njohin lojën e grupit. Në minutat e fundit, kemi humbur për gabime individuale. Për 90 minuta, Sllovakia është ekip shumë i fortë. Ata kanë pothuajse çdo ndeshje nga 90 minuta, dhe janë më të fortë. Këtë kishim frikë në minutat e fundit, sepse ato lojtarë që kishim, nuk kanë shumë minuta në këmbë. U ndëshkuam nga dy gabime individuale. Në tërësi, lojën e dominuam, mund të shënonim edhe golin e tretë.

Si do e motivoni skuadrën për ndeshjen tjetër, po me Sllovakinë?

Motivimin nuk e diskutojmë fare. Që kur je me Kombëtaren, je i motivuar. Do kërkojmë maksimumin. Do bëjmë lojën që kemi bërë gjithmonë. Që nga ndeshja e parë, kemi bërë të njëjtën lojë. Jemi ne të zotët e topin, Shqipëria dominon. Nuk është as Sllovakia, as Irlanda, as Islanda, ndoshta është Spanja. Ne duam të jemi të zotët e tokës, si jashtë edhe në Shqipëri. Nuk kemi pasur rezultatet e duhura. Repartin e mbrojtjes e kemi pasur problematik, sidomos në ndeshjet e fundit. Nëse lojtarët nuk luajnë, gjendja e tyre fizike bie. Vitin tjetër do rriten, do kenë më shumë minuta, dhe do shohim një Shqipëri tjetër.

Çfarë potenciali ka kjo Kombëtare?

Mendoj se ka shumë potencial. Përderisa luajmë ndeshje kualifikuese dhe Kombëtarja A luan një miqësore, dhe Panuçi merr tre lojtarë nga ne, lojtarë që do na bënin punë, do të thotë që kemi shumë cilësi. Ka shumë lojtarë që mund të shkojnë në A. Për pak vjet, Shqipëria do ketë problem kë të zgjedhjë. Mbrojtja është problematike, ndërsa sulmi ka më shumë mundësi. Por, mbrojtësit nuk kanë shumë minuta. Kemi kërkuar mbrojtësa, dhe nuk ka shumë në treg. Por, e ardhmja premton. Kumbulla tek U-19 është një element i mirë.

Sinani dhe Zhegrova…

Ju nuk e keni idenë çfarë bën Federata për t’i marrë këto lojtarë. Ne nuk i marrim dot me zor. Shkojmë atje, i themi, dhe na përgjigjen se do të vijnë. Por, të nesërmen nuk të hapin telefonin. Prindi i tij, që bëjnë edhe si atdhetarë të mëdhenj. Federata nuk ka ç’të bëjë më shumë. Trajneri i ekipit A, unë, kemi shkuar 2-3 herë. Na janë përgjigjur se do vijnë, e të nesërmen nuk të hapin telefonin. Sinani ishte në planet tona, por i pikoi zemra për Kosovën. Zhegrovën e kam marrë në telefon para 3 muajsh, kam folur me të që ta afroj tek U-21, më tha prit, por nuk erdhi. Trajneri Panuçi e kontaktoi, por nuk erdhi. Por, në fund, lojtarët zgjedhin të shkojnë ku të dojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"