Bushi sugjeron Ardit Tolin: Shumë shpejt, titullar në Kombëtaren A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2017 | 21:41

Bushi sugjeron Ardit Tolin: Shumë shpejt, titullar në Kombëtaren A

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, shprehet i kënaqur nga dy miqësoret e luajtura gjatë dy ditëve të fundit me Moldavinë. Në përfundim të përballjes së fituar 2-0 sot në “Selman Stërmasi”, tekniku tha për “SuperSport” se mori sinjale pozitive nga lojtarët.

Bushi

“Ne vinim në këto ndeshje me thuajse 13-14 lojtarë që e shihnin për herë të parë njëri-tjetrin, prandaj ishte paksa i vështirë ambientimi i menjëhershëm. Ne e dimë shumë mirë që jemi ekip i vogël dhe duhet të japim shumë më tepër nga vetja për t’i fituar ndeshjet. Nga dy miqësoret me Moldavinë mora sinjale pozitive. Sot ekipi ishte i ngjeshur, futbollistët luajtën afër njëri-tjetrit”, tha Bushi.

Toli Strakosha Olimpiakos

Më tej ai u ndal te qendërmbrojtësi i të rinjve të Olimpiakosit, Ardit Toli, për të cilin tha se shumë shpejt mund të jetë titullar në Kombëtaren e madhe. “Toli është gati për ekipin A, i ka të gjitha cilësitë dhe parametrat për të luajtur titullar. I duhet vetëm pak përvojë, por nëse ecën me këto ritme, shumë shpejt do të jetë në formacionin e Kombëtares së parë”, shtoi ish-sulmuesi i Kombëtares.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"