Bushi publikon listën e U21, 9 janë nga Kategoria Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2017 | 12:07

Bushi publikon listën e U21, 9 janë nga Kategoria Superiore

Trajneri i Kombëtares U-21 Alban Bushi ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat që do të zhvillohen në muajin qershor, takimi miqësor ndaj Francës në datën 5, si dhe për ndeshjen hapëse të kualifikueseve me Estoninë në 12.bushi shpresatPlot 9 është numri i lojtarëve që luajnë në Kategorinë Superiore të ftuar nga trajneri Bushi. Dy risitë e Superiores janë emrat e Albi Dokës dhe Ardit Krymit të cilët zhvilluan një sezon mjaft të mirë me skuadrat e tyre.Bushi para mediave

LISTA:

Portierë: Elhan Kastrati (Teuta), Gentian Selamin (Laçi)

Mbrojtës: Ardit Toli (Olimpiakos U-20), Bardhec Bytyqi (Alborg), Leonardo Maloku (Peskara), Marlind Nuri (Tirana), Shaqir Tafa (Palermo), Arijan Qollaku (Grasshopers), Irlian Ceka (Lacio Primaver), Albi Doka (Tirana), Ardit Krymi (Vllaznia)

Mesfushorë: Emanuele Ndoj (Breshia), Taulan Seferi ( Jang Bojs), Elvir Maloku (Aek), Keidi Bare (Atletiko Madrid), Sherif Kallaku (Kremoneze U-19), Qazim Laçi (Levadiakos), Endri Çekiçi (Lokomotiva Zagreb), Kristal Abazaj (Luftëtari), Ylber Ramadani (Partizani) Frederiko Zenuni (Tutokuoio)

Sulmues: Fiorin Durmishaj (Lamia), Grent Halili (Tirana), Valdrin Mustafa (Kaiserslauten U-19), Rubin Hebaj (Vllaznia)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"