Bushi publikon listën e U-21 për Europianin, 6 lojtarë nga kampionati shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2017 | 12:18

Bushi publikon listën e U-21 për Europianin, 6 lojtarë nga kampionati shqiptar

Trajneri i përfaqësueses Shpresa, Alban Bushi, ka bërë sot publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës të kuqezinjve në Europianin e kësaj grupmoshe, ndaj Irlandës së Veriut dhe Islandës.

kombetarja u21 shqiperi estoni shpresat

Ajo që bie në sy është prania e vetëm 6 futbollistëve nga kampionati shqiptar, k dy prej tyre janë nga Tirana e Kategorisë së Parë. Megjithatë, nuk mungojnë emra që janë larguar së fundmi nga Superiorja si Ramadani e Hebaj.

Në krahasim me grumbullimin e kaluar të përfaqësueses për sfidën me Estoninë, në radhët e kuqezinjve mungojnë Taulant Seferi, Sherif Kallaku, Agim Zeka, Ardit Krymi, Federiko Zenuni, Regi Lushkja dhe Grent Halili.

Shqipëria luan më datë 31 gusht në Irlandën e Veriut, ndërsa më datë 4 shtator përballet me Islandën po në transfertë.

shqiperi estoni shpresat kombetarja u21 ramadani bare

LISTA

PORTIERË

Elhan Kastrati (Teuta), Mario Dajsinani (Skënderbeu), Gentian Selmani (Laçi)

MBROJTËS

Ardit Toli (Olimpiakos U-19), Bardhec Bytyqi (Alborg), Shaqir Tafa (Monopoli), Leonardo Maloku (Santarkanxhelo), Marlind Nuriu (Tirana), Albi Doka (Tirana), Kristjan Bushaj (Panionios), Irlian Ceka (Sambenedeteze), Arjan Qollaku (Grasshoper)

MESFUSHORË

Emanuele Ndoj (Breshia), Elvir Maloku (AEK Larnaka), Keidi Bare (Atletiko Madrid B), Qazim Laçi (Ajacio), Endri Çekiçi (Dinamo Zagreb), Kristal Abazaj (Luftëtari), Ylber Ramadani (Velje BK)

SULMUES

Fiorin Durmishaj (Panionios), Valdrin Mustafa (Kaizerslautern U-19), Rubin Hebaj (Domzhale)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"