Bushi: Panuçi e ka problemin te mbrojtja, ja plani te Shpresat për këtë repart problematik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2018 | 20:00

Bushi: Panuçi e ka problemin te mbrojtja, ja plani te Shpresat për këtë repart problematik

Shqipëria U-21 do të luajë nesër sfidën miqësore me Bjellorusinë, dhe trajneri Bushi në një intervistë për Rtsh para këtij takimi, shprehet se e kupton ku e ka problemin Panuçi.

alban bushi

“Janë shumë lojtarë që kanë ardhur për herë të parë, si në ndeshjen me Bosnjen, edhe me Bjellorusinë. Janë ditëlindja 98-99, sepse në muajin mars të vitit tjetër, luajmë me këtë ditëlindje. Po fillojmë të ndërtojmë ekipin për sezonin 2019, sepse duke parë që dolëm jashtë objektivave me ditëlindjen 96-97, dhe gjysma e ekipit kaloi te ekipi A, dhe disa të tjerë të dëmtuar, menduam të thërrasim lojtarë të rinj.

Shqipëria është shumë keq, nuk ka nxjerrë mbrojtës fare. E kuptoj shumë mirë Panuçin. Edhe pse Shqipëria i ka lojtarët, por nëse nuk kanë minuta në këmbë, e kanë të vështirë të luajnë në nivele të larta. I kemi dhënë shumë rëndësi mbrojtëse këtë radhë. Herës tjetër do grumbullojmë mbrojtës të ditëlindjes 2000. Edhe pse janë 2-3 vjet më të vegjël, unë do i grumbulloj të luajnë me Shpresat, për t’i përgatitur për ekipin e parë, pasi aty kemi shumë probleme.

Më i rëndësishëm është testi i lojtarëve, pasi rezultati në këto miqësore nuk është se ka shumë vlerë. Por, gjithsesi, çdo trajner apo lojtar kur futet në një ndeshje duhet të futet për fitore” – deklaroi Bushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"