Bushi: Nuk synojmë vendin e parë, por duam t’i mundim të gjithë. Me Spanjën ka pak diferenca

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2017 | 14:10

Bushi: Nuk synojmë vendin e parë, por duam t’i mundim të gjithë. Me Spanjën ka pak diferenca

Trajneri i kombëtares shqiptare U-21, Alban Bushi, ka dalë në një konferencë për shtyp pas dy ndeshjeve eliminatore ndaj Irlandës së Veriut dhe Islandës, duke treguar se ka mbetur i kënaqur nga marrja e 3 pikëve në këto takime.

bushi

Performanca në dy ndeshjet në transfertë

“Ishin dy ndeshjet e para jashtë dhe isha në merak si do të reagonim, por reaguam shumë mirë. Nuk duhej të ishim mundur në ndeshjen e parë, por tre pikë në dy ndeshje më kënaqin. Në Islandë dominuam gjithë ndeshjen. Ekipi ka forcë dhe lojtarë kandidatë për ekipin e parë.”

Objektivi

“Ne nuk pretendojmë vendin e parë por synojmë fitore në çdo ndeshje. Nuk duhet të shikojmë shumë larg por të mendojmë për ndeshjen e radhës. Kemi lojtarë më të vegjël se kundërshtarët dhe mendoj se do të jenë më të rritur edhe sezonin e ardhshëm. Duhet t’i mbaj lojtarët të karikuar në mënyrë që të mos gabojmë siç bëmë në Irlandë.

Spanja është një kundërshtar i fortë por diferencat janë të vogla.  Nuk mendojmë për Spanjën sepse në 10 tetor presim Islandën në Tiranë. Ndaj Islandës dhe Irlandës janë ndeshje vendimtare për të na treguar nëse do të kapim vendin e dytë ose jo. Kërkojmë mbështetjen e publikut për t’ia dalë mbanë.”

Lojtarët që mund të grumbullohen në ekipin e parë

“Kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Panuçin. Kemi shumë lojtarë të mirë dhe edhe nëse na ikin një apo dy nuk do ta kemi problem.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"