Bushi “ngre peshë” Grezdën para skocezëve: Lojtar klasi, meritonte më shumë edhe se Rejnxhërsi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 13:06

Bushi “ngre peshë” Grezdën para skocezëve: Lojtar klasi, meritonte më shumë edhe se Rejnxhërsi

Në një intervistë për median skoceze “The Scottish Sun”, është vetë trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, i cili komenton për skocezët, Eros Grezdën, dhe kalimin e shqiptarit tek klubi i madh i Rejnxhërsit, që drejtohet nga legjenda e Liverpulit, Stiven Xherard.

310818_eros_grezda_signs_ibrox_08

“Kur e shikon sa i talentuar është Grezda, ne të gjithë prisnim një lëvizje më të madhe të tij, se tek Rejnxhërsi. Ai është një lojtar që mund të jetë pa frikë i një klasi botëror. Por, jam i sigurt që shpejt do përshtatet tek Rejnxhërsi, duke ditur kualitetet e tij. Do lërë një gjurmë të madhe aty. E meritonte një transferim më të madh, dhe mendoj se do bëjë mirë në Skoci. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, dhe kur ai luan mirë, i gjithë ekipi është në formë të mirë. Erosi ka punuar shumë fort, i uroj fat të mbarë” – është shprehur Bushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"