Bushi: Ndaj Spanjës duhet të japim 200%, të shpresojmë që ata…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 13:37

Bushi: Ndaj Spanjës duhet të japim 200%, të shpresojmë që ata…

Trajneri i kombëtares U-21 Alban Bushi ka dalë përpara mediave në kuadër të ndeshjes së 6 shtatorit ndaj Spanjës. Ai është shprehur se duhet të japin maksimumin e mundësive ndaj Spanjës, dhe se këta të fundit duhet të jenë në ditë të keqe.

WhatsApp-Image-2018-08-31-at-11.58.37

Lista

Si fillim duhet të falenderoj të gjithë futbollistët e kombëtares U-21 që nuk janë të grumbulluar kësaj herë, kjo për shkak se po ndërtojmë ekipin e së ardhmes. Dua të veçoj këtu Çinarin, Krymin, Bytyçin, Çollakun, Dyrmishin dhe Tolin. Nga tetori e tutje na duhet të mendojmë për futbollistët e datëlindjes ‘98-’99.

Spanja

Kemi prodhuar futboll dhe kemi zhvilluar ndeshje të mira. Ajo që na ka munguar është eksperienca. Kemi pasur shumë futbollistë që nuk kanë minuta me klubet e tyre. Kemi lojtarë premtues për kombëtaren e parë. Panuçi ka marrë 5 të tillë. Në kompleks nuk e meritonim të jemi aty ku jemi. Matematikisht e kemi një shans për vendin e dytë.

Ekipi është i kompletuar dhe lojtarët kanë luajtur në klubet e tyre. Kemi 2 futbollistë nga skuadra e parë si Ramadani dhe Abazaj. Them se do të shënojmë në Spanjë. Duhet të luajmë kujdesshëm pasi Spanja të hap probleme dhe mund të të shkatërrojë totallisht. Duhet të japim 200% të mundësive për ti përballuar. Uroj që të jemi në ditë të mirë dhe Spanja në ditën e saj më të keqe.

40391313_526903984436071_8313251926913318912_n

Abazaj dhe Ramadani

Unë jam i kënaqur që Abazaj dhe Ramadani janë këtu me ne. Abazaj nuk luan te Anderlehti por them se do të bëjë mirë. Them se kjo është prej zgjedhjeve taktike ose teknike që bën trajneri. Kemi lojtarë të tjerë që shumë shpejt do ti shohim me kombëtaren e parë. Duhet vetëm pak kohë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"