Bushi: Lojtarët e Irlandës së Veriut ishin 2 vjet më të mëdhenj, ja çfarë duhet të bënte Doka te goli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2017 | 22:12

Bushi: Lojtarët e Irlandës së Veriut ishin 2 vjet më të mëdhenj, ja çfarë duhet të bënte Doka te goli

Trajneri Alban Bushi ka mbetur shumë i zhgënjyer për barazimin me Irlandën e Veriut dhe veçanërisht për mënyrën sesi erdhi ai rezultat. Tekniku i të rinjve kuqezinj vlerësoi lojën e të tijve, duke theksuar se skuadra meritonte patjetër fitoren sot.

bushi

Në prononcimin për “Superport” trajneri evidentoi fakti që futbollistët e Irlandës së Veriut janë nga 21-vjeç dhe luajnë në ligat angleze ndërsa te Shqipëria U21 aktivizoheshin shumë 19 vjeçarë.

Për barazimin

“Më vjen vërtetë keq që u ndëshkuam në këtë mënyrë, sepse kemi bërë një lojë mjaft të mirë. Mund të them se me lojën e zhvilluar në këtë edicion, duhet të kishim 15 pikë të plota, sepse i kemi dominuar të gjithë kundërshtarët, por për fat të keq jemi ndëshkuar nga këto gabime të vogla dhe nuk kemi marrë rezultatet e duhura. Jam i bindur që kemi merituar shumë më tepër, por në futboll fati është shumë i rëndësishëm dhe këtë herë nuk ka qenë me ne”.

Diferenca në moshë me kundërshtarët

“Nuk duhet të lëmë pa përmendur faktin se kundërshtari kishte në fushë futbollistë 21 vjeçarë, që luajnë në ligat angleze, ndërsa një pjesë e mirë e djemve tanë janë vetëm 19-vjeçarë, por sërish ne arritëm të përballemi si duhet. Gjithsesi, ne jemi një ekip në shërbim të kombëtares së madhe dhe më vjen mirë që Panuçi shikon te ne element për skuadrën e tij. Ne aktualisht kemi 4-5 futbollistë që mund të luajnë pa frikë në kombëtaren e madhe dhe kjo u pa qartë edhe sot”, tha Bushi.

Gabimi në momenti i golit

“Është e vërtetë që disa prej futbollistëve kanë mangësi taktike dhe nuk arrijnë të vendosen si duhet në fushë. Edhe te goli, Doka duhej të ishte vendosur shumë pranë kundërshtarit dhe t’i kishte bllokuar goditjen, por nuk e bëri. Koha që unë punoj me këta futbollistë është e shkurtër dhe nuk mund t’u shpjegoj pozicionet nga fillimi. Duhet që të punohet edhe në klube, për përgatitjen taktike të futbollistëve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"