Bushi: Kemi fituar 5-6 lojtarë të rinj, ja si do të luajmë ndaj Spanjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2018 | 12:29

Bushi: Kemi fituar 5-6 lojtarë të rinj, ja si do të luajmë ndaj Spanjës

Trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, doli në një konferencë për shtyp, ku foli për grumbullimin 2 javor dhe 3 ndeshjet miqësore të zhvilluar. Bushi u shpreh i kënaqur nga ky grumbullim. Trajneri tregon se ka fituar 5-6 lojtarë cilëso që do të jenë vendimtar në eliminatore. Bushi foli edhe për sfidën ndaj Spanjës, që e pret në shtator si dhe për rritjen e futbollit shqiptar.

Bushi

“Mendoj që na bëri mirë grumbullimi 2 javor. Ishte i gjatë, dhe lojtarët nuk ishin në 100 përqind. Por përfituam shumë. Ngela shumë i kënaqur. Kemi përfituar 5-6 lojtarë. Ky ishte qëllimi i grumbullimit. Të gjithë lojtarët që ishin për herë të parë e kaluan testin. Siç janë Selhai. Spahiu, Kola, Shabani, Shefiti etj. Do të jenë e ardhmja e Shqipërisë dhe do të luajnë një rol kryesor në eliminatorët. Klubet ku luajnë janë klube shumë të mirë dhe kanë luajtur. Kjo është më e rëndësishme për ne.

Përballja me Spanjën në shtator- Të jem i sinqertë nuk u përgatitëm për Spanjën. Kemi një filozofi loje. Me Spanjën do ta kemi pak të vështirë dhe do mundohemi të luajmë ndryshe me Spanjën. Ata e kanë siguruar kualifikimin. Do mundohemi të marrim lojtarët më të mirë. Do shikojmë çfarë do të marrë Panuçi. Ata që nuk do t’i grumbullojmë do të vijnë te Shpresat. Nuk është i rëndësishëm rezultati.

Probleme me sulmuesit- Kemi pasur probleme. Kanë qenë të dëmtuar gjatë gjithë sezonit. Dyrmishajn kishim sulmuesin kryesor, që nuk ka luajtur. Pastaj morëm Manajn. Jam i kënaqur që shënon portierin. Kur shënon në minutën e fundit, të gëzon në momentin e fundit. Portierit i rritet morali.

Transferimi i Çinarit – Me thënë të drejtën kampionati shqiptar është rritur shumë këtë vit. Ka punuar vitet e mëparshme që është rritur. Duke pasur parasysh Gurin, Abazajn dhe tani Çinarin.Duke parë fazat përgatitore, unë mendoj që ia vlen të hedhim sytë në elementë tanë. Ka pasur edhe shitje që kanë kaluar miliona euro dhe kjo është diçka pozitive.

Kombëtarja – Unë mendoj që shumë lojtarë janë pretendentë për U-21. Siç ikën 5 lojtarë te A-ja, ashtu mund të ikin edhe në shtator 7 të tjerë. Mendoj se Seferi është fare pranë Kombëtares A, megjithatë këtë e di trajneri Panuçi. Ekipi kombëtar ka bërë mirë në disa ndeshje, në disa të tjera jo. Shpresoj të bëj akoma më mirë në vijim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"