Bushi: Gabimi i Bares i pafalshëm! Ndonjëherë do doja të luanim shume keq dhe të fitonim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2017 | 13:49

Bushi: Gabimi i Bares i pafalshëm! Ndonjëherë do doja të luanim shume keq dhe të fitonim

Trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi është tepër i zhgënjyer nga humbja e djeshme ndaj Irlandës së Veriut në Belfast.

Bushi

Nëpërmjet një deklarate për shtyp të publikuar në faqen e FSHF-së, 44-vjeçari e ka quajtur të pafalshëm gabimin e bërë nga mesfushori Keidi Bare, duke shkaktuar penallti në sekondat e fundit të lojës. Megjithatë Bushi i falenderon lojtarët për shpirtin e garës dhe atë që dhanë në fushën e lojës.

Kombetarja U21

DEKLARATA E TRAJNERIT PËR NDESHJEN

“Ndonjëherë do doja të luajmë shume keq dhe të fitojmë! Në përgjithësi të enjten në Belfast bëmë një ndeshje të mirë pothuajse duke mos na rrezikuar asnjëherë kundërshtari, përveçse një momenti në pjesën e pare kur mbrojtësit tanë u keqkuptuan me njeri tjetrin! E dinim qe do te luanim me një kundërshtar te forte dhe do te përdornin armen e tyre, duke na sulmuar vetëm me topa te gjate, dhe duke u mbrojtur mire!

Por, ekipi ynë ishte shume solid! Dhe nuk u vumë asnjëherë në rrezik. Qarkulluam shumë mirë topin në momente të caktuara ku dhe arritëm të krijonim 2 raste për shënim që ishin flagrante, në pjesën e dyte, me Durmishajn dhe Tafën, por fati nuk deshte të shkonim në gol! Sulmuam vazhdimisht për ta fituar ndeshjen!

Dhe në minutën e 95-të morëm një penallti qe nuk duhet ta merrnim në asnjë mënyre. Vetëm një ekipi Kombëtar nuk i lejohet te marri një penallti të atillë.

Topi i gjate nga portieri kundërshtar dhe ta krijosh vetë situatën për të bërë penallti, kjo nuk na falet. Keidi Bare, një lojtar me eksperience duhet ta evitonte atë ndërhyrje duke pare që kundërshtari me top po shkonte drejt kornes, dhe jo drejt portës.

Dhe, kur kishin ngelur vetëm 10 sekonda loje bëme ketë gabim! Megjithëse kishim katër mungesa shumë të rëndësishme, unë serish dua t’i falenderoj të gjithë lojtarët për shpirtin e garës që ata dhanë në fushë. Tashmë ne e kemi harruar ketë humbje dhe jemi duke përgatitur ndeshjen e radhës me Islanden”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"