Bushi: Futbolli është i çuditshëm, të luajmë si me Estoninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2017 | 17:50

Bushi: Futbolli është i çuditshëm, të luajmë si me Estoninë

Në 31 gusht dhe në 4 shtator, Kombëtarja Shpresa do të luajë dy sfida të rëndësishme për eliminatoret e Europianit 2019, atë ndaj Irlandës së Veriut që kryeson grupin e dytë dhe ndaj një kundërshtari tjetër të vështirë që është Islanda. Që të dy këto takime do të zhvillohen në transfertë.

Bushi

Në një intervistë për “Supersport” trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi shpreson që lojtarët që ai do të grumbullojë të jenë në formë të mirë dhe të japin maksimumin në fushën e lojës. Trajneri dëshiron që skuadra të zhvillojë të njëjtën lojë si ndaj Estonisë në “Elbasan Arena”, pavarësisht se Shqipëria në atë takim nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0.

PRONONCIMI I BUSHIT

“Pushimet janë shumë pak por nuk mendojmë për pushimet por për lojtarët sepse në 31 gusht nuk kanë ndeshje kampionati dhe nuk mund të jenë në gjendjen e tyre optimale. Kemi marrë 30 lojtarë dhe në Irlandë do të vijnë vetëm 23. Besoj do të jenë të gjithë në formë. Kemi kontaktuar me ta. Irlanda dhe Islanda do të jenë në formën më të mirë por shpresoj të bëjmë më të mirën

Futbolli është i çuditshëm por unë jam i kënaqur nëse do të luajmë si me Estoninë. Nëse luajmë keq dhe pa dëshirë atëherë është një problem i madh.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"