Bushi: Fat i keq i Zekës, por nuk e bëri me qëllim. Nuk kisha ç’të kërkoja më shumë nga lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2017 | 9:42

Bushi: Fat i keq i Zekës, por nuk e bëri me qëllim. Nuk kisha ç’të kërkoja më shumë nga lojtarët

Alban Bushi ndien keqardhje vetëm për rastet e humbura, pasi ka mbetur i kënaqur me lojën. Trajneri i Shqipërisë U-21 debutoi zyrtarisht me një barazim pa gola në eliminatoret e Europianit 2019. Pas ndeshjes për “Panorama Sport”, ai u shpreh:

Bushi

“Kur nuk arrin të shënosh në gjithë këto raste, të vjen vërtet keq. Dua të falënderoj ekipin, sepse dhanë maksimumin dhe nuk kishin çfarë të bënin më shumë në këtë ndeshje. Vinin nga fundi i kampionateve të tyre, kurse Estonia ishte te java e tetë dhe ishte më të freskët sesa ne. Gjithsesi, u paraqitëm mirë dhe po të shënonim në fillim me Abazajn, mund të shihnim një lojë tjetër, sepse në futboll goli të çliron dhe të bën të luash lirshëm.

Edhe me Zekën do bënim një lojë sulmuese, sepse edhe rastet u krijuan. Ndonjëherë futbolli është i çuditshëm, je me 10 veta e krijon raste, je me 11 dhe nuk i bën. Edhe me 10 lojtarë u paraqitëm mirë. Me Zekën kishim shumë besim, sepse është një lojtar triblues në zonë që po na mungonte për ato momente.

E futëm, por fati i keq i tij, nuk ka asnjë problem. Bisedova në fund dhe i thashë të qëndrojë me kokën lart, sepse futbolli i tillë është, nuk është se e bëri me dashje. Ky mund të jetë një mësim që të mos reagojë kështu në ndeshje të tjera”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"