Bushi: Duhet të luajmë futboll të bukur dhe të marrim rezultate pozitive, lojtarët bëjnë gabime amatoreske

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2018 | 11:54

Bushi: Duhet të luajmë futboll të bukur dhe të marrim rezultate pozitive, lojtarët bëjnë gabime amatoreske

Trajneri i Kombëtares, Shpresa, Alban Bushi, doli në konferencën për shtyp para gazetarëve, ku prezantoi listën për 2 përballjet ndaj Spanjës dhe Estonisë. Bushi bëri dhe një analizë për sa i përket ecurisë së skuadrës, ku tregoi se ishte i zhgënjyer për sa i përket rezultateve dhe se lojtarët bëjnë gabime individuale.

bushi

“Spanjën e njohim mirë dhe dimë si luan. Pavarësisht që u mundëm 3-0 kemi bërë gjëra pozitive. Këtu nuk do të luajmë si në Spanjë pasi kemi bërë përmirësime. Pavarësisht se kishim sulmuesa dhe u munduam shumë që të merrnim Vrionin ai iku për te ekipi i parë dhe duhet të gjejmë sulmues të tjerë. Do të luajmë me një sulmues dhe shpresoj që sezonin tjetër ta nisim mbarë me këto .

Ecuria… 

Jam i kënaqur nga ndeshjet që kemi bërë por jo nga rezultati. Gjithmonë kemi pasur probleme me formacionin dhe mungesa, megjithatë lojan jonë ka qenë e mirë por ka munguar rezultati dhe vetëm ai mbahet mend në fund, por edhe kemi dërguar shumë lojtarë të tjerë te Kombëtarja.

Gjendja e Kristal Abazajt…

Abazaj luan me një ekip të fortë, luan me U21 e Anderlehtit dhe mendoj se te ne mund të bëjë shumë mirë. Nga lojtarët që ne kemi dhe nuk është e thënë që nëse nuk ka minuta nuk luan me ne. Ai po stërvitet dhe ne kemi për detyrë që t’i ndihmojmë futbollistët në nevojë.

Mungesa e Blerim Krasniqit të Skënderbeut… 

Kransiqi mund të jetë alternativë dhe jo se nuk ka merita, por ne nuk perspektivë pasi do të fillojmë me lojtarë të 98-ës.

Esat Mala?

Ai ka qenë në ekip dhe kam shprehur gjithmonë që ai do të jetë më i rëndësishmi nëse vazhdon kështu, por ai është i 96. Tani do të vijë rasti i Hebajt dhe Malës. Durmishi është i ri në moshë dhe Kombëtarja A ka shumë sulmuesa dhe janë zgjedhje të trajnerit. Duhen parë edhe se çfarë futbollistësh na duhen.

Politika me shqiptarët e Maqedonisë…

Çfarë janë shqipfolës ne e kemi për detyrë ti thërrasim në ekipin Kombëtar. Kemi marrë edhe Ramadanin e Shkupit. Kemi shumë shqiptarë të Maqedonisë, nuk përbën problem.

Manaj, Vrioni, Ramadani, në Kombëtaren A…

Sado që të flasim për objektiv, unë i mëshoj faktit që ne duhet të luajmë bukur futboll dhe të marrim rezultatate pozitive. Në qoftë se na bëjnë ata gol në minutën e fundit nuk ka problem. Kemi qenë pa fat në marrjen e rezultateve. Herë-herë kemi gabuar. Kemi bërë gabime individuale, nuk ka qenë ekip i shthurur. Kjo të bën të ndihesh mirë. Si ekip po funksionon ok. Jemi ballkanas dhe duhet të përqendrohemi deri në momentin e fundit. Ne krijojmë raste, por në fund fitojnë kundërshtarët.

Ndihesh i zhgënjyer nga rezultatet?

Kur e shikon ndeshjen dhe nuk e di rezultatin, do thuash ka fituar ekipi me të kuqe, domethënë Shqipëria, por fiton ekipi kundërshtar. Kemi bërë gabime amatoreske. Lojtarët nuk është se i ndëshkojmë, i kemi marrë dhe i kemi mësuar, që mos gabojmë në. Duhet të shkojnë në ekipin A po mos bëjnë nga ato gabime amatoreske. Është shumë e lehtë të luash futboll, por është shumë e vështirë të bëhesh futbollist.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"