Bushi dhe Bogdani trajnerë, Hafizi: U duhet ndërhyrë shpejt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2017 | 18:09

Bushi dhe Bogdani trajnerë, Hafizi: U duhet ndërhyrë shpejt

Një aspekt që po vihet re vitet e fundit është përzgjedhja e ish-lojtarëve të Kombëtares për të drejtuar ekipet kombëtare të moshave. Në lidhje me këtë, në prononcimin e tij për gazetën, Astrit Hafizi u shpreh: “Nuk më duket ide e keqe, nëse arrijnë që të gjejnë ish-lojtarët e Kombëtares që janë të formuar, të përkushtuar dhe të përgatitur për t’i drejtuar ekipet e moshave. Janë disa personalitete dhe figura që të rinjtë kanë se çfarë të mësojnë prej CV-së që kanë këta ish-futbollistë.”

astrit hafizi

“Mirëpo, kur gjatë punës së tyre disa tregojnë mangësi, atëherë duhet ndërhyrë shpejt. Nuk mund të vazhdohet vetëm se ka qenë lojtar i ekipit kombëtar. Është praktikë që ndodh edhe jashtë. Megjithatë nuk ka ndonjë thënie apo tabelë të shkruar që bën me dije se, nëse ka qenë lojtar i mirë i Kombëtares, të bëhet edhe trajner i mirë. T’u jepet mundësia dhe të provohen, por ndonjëherë nuk duhen lënë shumë gjatë. Duhet ndërhyrë.”

“Rëndësia e rezultatit? Dakord, por sipas meje, loja është edhe më tepër shqetësuese. Decizive te moshat është mënyra se si luajnë, pasi duhet të mësohen që t’i shërbejnë Kombëtares A. Ne nuk po bëjmë rezultate, por nuk po prodhojmë as lojë”, u shpreh Hafizi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"