Bushi: Çdo njeri e ka të hapur derën e ekipit kombëtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2017 | 12:39

Bushi: Çdo njeri e ka të hapur derën e ekipit kombëtar

Trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp duke bërë publike listën e futbollistëve që do të jenë pjesë e grumbullimit në datat 14-17 maj. Bushi ka folur rëndësinë e këtij grumbullimi si dhe pritshmërinë që ka ai nga ky grumbullim. Trajneri ka përmendur gjithashtu punën e mirë që është duke bërë Federata me ekipet e moshave.

bushi

Për grumbullimin

“Kemi menduar të bëjmë një grumbullim me lojtarët shqiptarë ku pothuajse 80% janë nga kampionati shqiptar. Si nga ekipet U-19, ka dhe lojtarë nga ekipi i parë. 10-20% janë nga jashtë. Mendoj është një grumbullim që i stimulon këta futbollistë që luajnë në kampionatin tonë,  por edhe për t’i parë çfarë gjendje reale ata kanë.”

Fitimi i ndonjë lojtari

“Objektivi është fitimi i ndonjë lojtari. Mendoj që ka lojtarë shumë të mirë. Janë datëlindja ’98 që do të thotë se janë edhe dy vite të tjera me Shpresat. Duhet të kemi njohuri, t’i shohim herë pas here se sa janë rritur këta lojtarë. Çdo njeri e ka të hapur derën e ekipit kombëtar. Gjithçka varet nga forma e tyre.”

bushi shpresat

Për miqësoren me Franën

“Kërkonim një kundërshtar që i përshtatej Estonisë. Franca na u vetëofrua, menduam të luanim edhe me Francën. Siç do të luajmë me Francën, ashtu do të luajmë dhe me Estoninë. Futbolli është bërë për t’u luftuar për t’u fituar.”

Elementët në ekipet kombëtare

Mendoj që Federata ka bërë punë të mirë duke organizuar U-15, U-13, së shpejti do të bëjë edhe U-20 dhe U-18 që ne të shohim të gjithë zonat ku i kemi talentet. E kemi më të lehtë. Mendoj që ka lojtarë të mirë. Jam pjesë e një akademie dhe pothuajse i shoh çdo javë futbollistët e rinj shqiptarë që luajnë në ekipet e tyre. Ka lojtarë të mirë por iu mungon pak ritmi.

shpresat

Duhet të ketë ritëm më të lartë për t’i përshtatur me U-21. Nuk duhet të mendojmë që po luajnë në kampionatin shqiptar, po bëjnë gola, dhe duhet të jenë pjesë e Shpresës. Duhet të punojmë sa më shumë për të rritur ritmin e tyre.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"