Burri i vrau veten, Bejl i dhuron shtëpinë dhe makinën kunatës së ve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 21:25

Burri i vrau veten, Bejl i dhuron shtëpinë dhe makinën kunatës së ve

Në pritje për të parë se çfarë do të ndodhë në Europë kundër Paris Saint-Germain, Gareth Bale i është dedikuar disa problemeve më të delikate dhe më të komplikuara gjatë këtyre ditëve. Ai ka shkuar në ndihmë të familjes së tij, ose më saktë motrës së gruas së tij që është prekur nga një tragjedi. Në fakt, bashkëshorti i kunatës së uellsianit është vetëvrarë duke lënë në dëshpërim të plotë gruan dhe fëmijët.

bejl

Gareth Bale ka vendosur të ndërhyjë dhe i ka dhuruar motrës së gruas një shtëpi ku mund të jetojë dhe ku të mund të përpiqet të kalojë këtë ngjarje të rëndë. Ai i ka dhuruar asaj edhe një makinë, shkruan telesport.

Ylli i Real Madrid ka blerë një shtëpi me vlerë 283 mijë euro për kunatën, Katie, në Kardif dhe një makinë, në mënyrë që ajo të lëvizë lirshëm në qytet me fëmijët e saj. Një mënyrë praktike për të kthyer menjëherë faqe dhe për të ndihmuar kryesisht fëmijët e vegjël, të cilët janë të tronditur nga humbja e babait.

http://www.balkanweb.com/site/bashkeshorti-vrau-veten-bale-i-dhuron-shtepine-dhe-makines-gruas-se-ve/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"