Burreli pret Vllazninë për Kupë, Stojku: Ndaj shkodranëve do të luajmë pa…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2019 | 15:10

Burreli pret Vllazninë për Kupë, Stojku: Ndaj shkodranëve do të luajmë pa…

Burreli do të presë sot ekipin e Vllaznisë së Shkodrës për të zhvilluar ndeshjen e parë zyrtare në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit. Ndonëse matjanët vijnë nga një humbje në kampionat ku të shtunën e kaluar u mundën në Peqin nga ekipi i Shkumbinit, në ndeshjen e sotme pritet të luhet pa presion.

Stojku5

Trajneri i ekipit të Burrelit, Gentjan Stojku, duke komentuar për “Panorama Sport” ndeshjen e së shtunës në Peqin, thotë se duhet edhe pak kohë që ekipi të konsolidohet, për shkak se është formuar pothuajse në limitet kohore të merkatos së verës. Megjithatë, Stojku thotë se humbja erdhi edhe nga dy gabime që mund të ishin eliminuar.

“E kam thënë dhe më parë që duhet pak kohë derisa ekipi të konsolidohet dhe lojtarët të ambientohen me njëri-tjetrin. Në Peqin kemi bërë volum loje, por u ndëshkuan nga dy gabime që duhej t’i kishim eliminuar. Gjithsesi, unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them, që ne do të merremi gjithmonë me ndeshjen e radhës dhe nuk do të lejojmë veprimin psikologjik të ndeshjes së kaluar. Kështu që, do të shmangim demoralizimin e humbjes ndaj Shkumbinit dhe do të mendojmë për ndeshjen me Egnatian”, tha dje Stojku. Matjanët do të luajnë sot ndeshjen e parë zyrtare në stadiumin “Liri Ballabani”, jo për kampionat, por për Kupë. Trajneri Stojku shprehet se ndryshe nga ndeshjet e kampionatit, në Kupë do të luhet pa presion psikologjik. Ai shtoi se skuadra do të luajë edhe për të kënaqur tifozërinë, çka lë të kuptohet se do të luftojnë për një rezultat pozitiv. Trajneri Gentjan Stojku shmangu përgjigjen ndaj deklaratës së bërë nga Alen Sherri që Vllaznia do të përdorë Burrelin për të zhbllokuar sulmin.

gentian-stojku-b2cdff0d-41f6-4442-90f7-aaba3a6f705-resize-750

“Në Kupë ne do të luajmë pa presion dhe do të zhvillojmë një ndeshje edhe për tifozërinë, pasi është edhe ndeshja e parë zyrtare që luajmë në fushën tonë. Vllaznia është një ekip me traditë, por ne do të zhvillojmë një ndeshje për interesin tonë dhe jo të Vllaznisë. Tifozët kanë kaq kohë që presin një ndeshje zyrtare të shohin ekipin e dalë nga merkatoja e verës dhe ne do t’u dhurojmë kënaqësinë e munguar prej kohësh. Djemtë i dinë detyrat dhe do të bëjnë atë që u takon”, tha në prononcimin e tij për “Panorama Sport” trajneri i Burrelit, Gentjan Stojku.

Dritan Kurti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"