Burreli plotëson stafin, por te matjanët mungojnë lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2019 | 13:35

Burreli plotëson stafin, por te matjanët mungojnë lojtarët

Ekipi i Burrelit vijon të jetë në merkato, edhe pse ditët për nisjen e kampionatit po shkojnë drejt fundit. Deri tani është plotësuar vetëm stafi teknik, ku pas zyrtarizimit të trajnerit Gentjan Stojku dhe ndihmësit të tij Renato Hoti, klubi ka rënë dakord edhe për trajnerin e portierëve Kastriot Rama.

Stojku5

Ai ka qenë më parë trajner portierësh te Laçi, por edhe administrator i Burrelit për më shumë se një sezon. Mësohet se mes Ramës dhe drejtuesve matjanë është rënë dakord të nisë menjëherë puna. Të mërkurën, për të parë nga afër skuadrën që po stërvitet në Pezë-Helmes ka qenë edhe kryebashkiaku Agron Malaj, i cili ka kërkuar përgjegjshmëri maksimale në ndërtimin e skuadrës nga stafi teknik dhe drejtuesit e klubit.

Malaj ka ofruar mbështetjen e tij maksimale për ekipin. Ndërkaq, trajneri i emëruar një javë më parë, Stojku, është në kërkim të futbollistëve cilësorë për të plotësuar vendet vakante në të gjitha repartet. Skuadrës i janë bashkuar disa elementë, të cilët po testohen para se Burreli të niset drejt Sarandës për të zhvilluar një stërvitje intensive 10-ditore.

Dritan Kurti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"