Burreli për “hakmarrje ndaj Veleçikut, por Begaj kërcënon: Fituam ndeshjen e parë dhe mund t’ia dalim sërish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2020 | 14:04

Burreli për “hakmarrje ndaj Veleçikut, por Begaj kërcënon: Fituam ndeshjen e parë dhe mund t’ia dalim sërish

Burreli përballet sot me Veleçikun e vendit të fundit. Matjanët synojnë që në ndeshjen e sotme ta sigurojnë përfundimisht qëndrimin në kategori. Drejtuesit e klubit janë të bindur se skuadra do të japë maksimumin. “Gara është vështirësuar dhe ne vlerësojmë çdo ndeshje. Nuk kemi pasur ecuri pozitive pas rifillimit të kampionatit, por nuk jemi demotivuar. Veleçiku na ka mundur në shtëpinë tonë dhe do të bëjmë gjithçka për rezultat pozitiv atje.

Beselidhja-Veleciku

Djemtë janë në formë dhe besoj që do ta mbyllim këtë kampionat ashtu siç i ka hije Burrelit, pa qenë nevoja të luajmë ndeshje shtesë me ekipet e Kategorisë së Dytë”, tha dje administratori i klubit matjan, Bajram Ballabani. Në përballjen e fundit mes dy ekipeve në “Liri Ballabani” koplikasit fituan 0-2. Burreli aktualisht mban vendin e parë në zonën “play out”, me 27 pikë.

Veleçiku ka mbyllur dje seancën e fundit stërvitore për ndeshjen e sotme me Burrelin që luhet në “Reshit Rusi”, ku koplikasve u duhet fitorja për të mbetur në lojën e mbijetesës. Një nga mesfushorët titullarë të Veleçikut, Begaj, i rikthyer pas kartonit të kuq, për “Panorama Sport” thekson: “Nuk kemi alternativë tjetër veç 3 pikëve në ndeshjen me Burrelin.

Gjatë javës kemi punuar shumë, duke e vlerësuar kundërshtarin. E njohim mirë lojën e këtij ekipi. Kemi fituar në Burrel dhe mund të fitojmë sërish në fushën tonë. Matematika na mban në lojë dhe shpresojmë të shfrytëzojmë ndonjë hap fals të rivalëve, por më parë të sigurojmë fitoren tonë”.

Bashkim Ramekaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"