Burreli-Oriku/ Nikaj: Nuk gabojmë më, është koha për fitore. Shabani: S’duhet t’i mbivlerësojmë matjanët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2020 | 10:49

Burreli-Oriku/ Nikaj: Nuk gabojmë më, është koha për fitore. Shabani: S’duhet t’i mbivlerësojmë matjanët

BURRRELI – Matjanët do ta mbyllin vitin 2020 me një përballje në transfertë, teksa do të masin forcat me Orikun vendës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë së Parë. Burreli është gati për këtë ndeshje dhe do të zbresë sot në fushë vetëm për kthesën. Duke hedhur pas krahëve dy barazimet e fundit, stafi teknik u ka kërkuar lojtarëve angazhim dhe vlerësim maksimal për kundërshtarin. Askujt në skuadër nuk do t’i lejohet nënvlerësimi, pasi deri në këtë fazë kampionati ka treguar se nuk ka më ekipe të vogla.
burreliiii
Me këto udhëzime u mbyll edhe stërvitja e zhvilluar ditën e djeshme. Samuel Nikaj beson te reagimi i skuadrës dhe këtë e pohon në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”. Trajneri është i bindur te fitorja, ndërsa deklaron se nga janari e në vazhdim, skuadra do të ecë e sigurt drejt misionit madhor.
nikajjjj
“E kam thënë që në fillim, që pas çdo ndeshjeje do të mendohet për atë të radhës. Natyrisht që kemi bërë një analizë të hollësishme pas ndalesës që patëm me Dinamon në shtëpi, por kjo nuk do të thotë që të pezmatohemi. Jemi gati për javën e fundit të fazës së parë, që përkon edhe me fundin e vitit kalendarik. Ekipi është i motivuar për fitore, ndaj dhe nuk ka përse të ndikojë barazimi i fundit”, deklaroi Nikaj, i cili më pas shtoi: “Unë jam i bindur që pas dy barazimeve radhazi, do të kalojmë tek trepikëshi. Shpresoj që vitin e ardhshëm të kemi rezultate akoma më të mira e të arrijmë objektivin, që mbetet ngjitja në Kategorinë Superiore”, përfundoi numri një i bankinës matjane.
SHABANI

ORIKU – Pas barazimit në Lezhë, tek Oriku është rikthyer qetësia dhe të gjithë presin një tjetër rezultat pozitiv, ndërsa trajneri Besmir Shabani kërkon sot fitoren përballë Burelit. Për “Panorama Sport”, Shabani thekson se kundërshtari nuk duhet që të vlerësohet më shumë nga sa duhet. “Jam optimist për këtë duke parë edhe frymën mjaft të mirë të grupit, formën e lojtarëve, por edhe barazimi në Lezhë, ku patëm, edhe mundësi për ta fituar ndeshjen. Ishte pika e parë në transfertë dhe shumë e rëndësishme kjo gjë. Tani duhet të japim maksimumin me Burrelin. Respekt për kundërshtarit por jo ta vlerësojmë më shumë se sa duhet. Kam besim që nga dita e parë që e kam marrë skuadrën dhe deri tani, që meritojnë më shumë nga ku ndodhen. Presim një fitore për të mbyllur këtë vit duke gjetur qetësinë e shumëpritur në mesin e tabelës”, deklaroi Shabani. Skuadra do të jetë e plotë, me përjashtim të Qejvanit që do të mungojë për shkak të një tërheqje.

DRITAN KURTI

ERMAL SIKA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"