Burreli kërkon të rimarrë kreun, Nikaj: Me Partizanin B si një finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2021 | 11:05

Burreli kërkon të rimarrë kreun, Nikaj: Me Partizanin B si një finale

Burreli do të luajë sot në transfertë ndaj Partizanit B.  Trajneri Samuel Nikaj thotë për “Panorama Sport” se çdo ndeshje do ta vlerësohet si finale. Përballja me Partizanin B ka qenë e vështirë edhe në fazën e parë në Burrel.

Nikaj

“Kjo ndeshje është vlerësuar maksimalisht nga ana jonë. E kemi thënë edhe më parë, që çdo ekip për ne është i vështirë, pavarësisht vendit në të cilin është pozicionuar. Fakti që ne jemi aktualisht kryesues të grupit tonë, nuk na bën euforik. E vlerësojmë në maksimum kundërshtarin, që vjen nga një akademi me shumë emër dhe kualitete si Partizani. Kemi zhvilluar seanca të ngjeshura stërvitore, duke rikuperuar edhe ato pak gabime që dolën nga ndeshja e fundit në shtëpi ndaj Vorës. Besoj se do të bëjmë maksimumin dhe do të vazhdojmë përpara me objektivin tonë.

E vlerësojmë kundërshtarin në çdo ndeshje si të ishte një finale. Besoj se rezultati do të jetë pozitiv, por gjithsesi do të presim 90-të minutat e lojës së rregullt”, përfundoi Nikaj. Burreli rrëmbeu kreun e grupit A pas fitores 1-0 ndaj Vorës të dielën e kaluar, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Liri Ballabani”. Të dielën në Pezë do të kërkojë një tjetër triumf për të qenë sërish në krye të renditjes. Objektivi i matjanëve është ngjitja në Kategorinë Superiore dhe tashmë lufta sapo vjen dhe bëhet më e fortë, pasi në lojë janë edhe Dinamo e Korabi.

DRITAN KURTI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"