“Burg për Benzema?!”, ja çfarë mund t’i ndodhë sulmuesit pas marrjes së dënimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2021 | 15:25

“Burg për Benzema?!”, ja çfarë mund t’i ndodhë sulmuesit pas marrjes së dënimit

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema është dënuar me një vit burg me kusht dhe 75 mijë euro gjobë për shkak të një skandali seksual me ish-shokun e kombëtares Mathiu Valbuena në 2015. Ky vendim ka shqetësuar fansat e tij. Tani pyetja është se çfarë mund t’i ndodhë Benzemasë?

BENZEMA

A mund të apelojë?

“Sipas avokatëve të tij është e mundur dhe ata e lajmëruan në sallën e gjyqit që do ta bëjnë”.

A do të shkojnë Benzema në Burg?

“Jo sepse ligjet në Francë thonë që nuk mund të shkosh në burg nëse krimi çështja e një individi është më pak se dy vite, për aq kohë sa nuk kryejnë një krim tjetër. Gjoba ka qenë më e larta e mundshme sepse gjykatësi tha që Benzema duhet të jetë shembull për publikun”.

A do të ndikojë kjo në grumbullimin e tij me Francën?

“Federata mund ta marrë atë vendim, por meqenëse Benzema u thërrit nga trajneri për Evropianin atëherë kjo çështje nuk përbën problem”.

Topi i Artë?

“Jo nuk ndikon. Votimi për ‘Topin e Artë’ u mbyll para disa ditësh dhe sulmuesi është një prej favoritëve për ta fituar.

Benzema u kthye në ekipin kombëtar të Francës në fillim të këtij viti, duke luajtur në Euro 2020 dhe duke luajtur rol në triumfin e ‘’gjelave’’ në Ligën e Kombeve. Aktualisht Benzema kryeson listën e golashënuesve me 10 gola dhe është ndër pretendentët për të fituar Topin e Artë për vitin 2021 që jepet javën e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"