Bunjaki: Pasardhësi do ketë rrugë më të lehtë, po i lë një grup me potencial

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2017 | 11:03

Bunjaki: Pasardhësi do ketë rrugë më të lehtë, po i lë një grup me potencial

Trajneri Albert Bunjaki i ka dhënë lamtumirën Kosovës pas ndeshjes së fundit me Islandën.

Albert Bunjaki

“Është shumë e vështirë për ta luajtur ndeshjen e fundit, pasi kemi kaluar shumë vite së bashku. Një paraqitje e tillë të jep emocion. Nuk u dorëzuam asnjëherë ndaj një kombëtareje të vështirë si Islanda, eksperienca e së cilës na mposhti. Jam shumë krenar për këta djem dhe atë çka kemi bërë këto vite.

Pavarësisht problemeve, jam i lumtur që kam qenë në këtë grup për zhvillimin e këtyre lojtarëve. Nuk kam fjalë që ta përshkruaj punën me këta djem dhe besoj se gjithë Kosova duhet t’i përkrahë këta djelmosha. Pasardhësit i lë një grup me potenciale. Ai ka një rrugë më të lehtë. Ky ka qenë qëllimi ynë nga fillimi”, u shpreh Bunjaki.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"