Bunjaki dhe De Biazi takohen për kosovarët kuqezinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2014 | 18:00

Bunjaki dhe De Biazi takohen për kosovarët kuqezinj

De-Biazi-ndjek-Shqiperi-Finlande-U-17-ne-Korce-1024x6911Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, ka programuar për këtë të diel një takim me homologun e tij të Kombëtares së Shqipërisë, Xhani De Biazi. Tema e takimit është çështja e futbollistëve kosovarë që luajnë me përfaqësuesen e Kosovës. Lajmin e bën të ditur vetëm Bunjaki, në një prononcim për “Koha Ditore”. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që për ndeshjet e ardhshme të Kosovës të ftohen lojtarë kosovarë që bëjnë pjesë në listën e zgjeruar të Kombëtares së Shqipërisë. Për momentin, pjesë e Kosovës është portieri Samir Ujkani, i cili, më parë, ka luajtur 18 ndeshje për Shqipërinë. Ndërkohë, në organikën e Kosovës llogaritet edhe mbrojtësi i Helsingborgut, Loret Sadiku, i cili mbetet në pritje të një debutimi me ngjyrat kuqezi.
Deklarata – “Të dielën jemi në Tiranë për të parë finalen e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Flamurtarit. Ideja është të takohemi me trajnerin De Biazi, pasi më parë jemi takuar edhe me homologë të vendeve të tjera si nga Suedia e Norvegjia. Do të jetë takim miqësor, pa ndonjë axhendë. Kemi shumë gjëra për të biseduar. Sigurisht që do të preket tema e lojtarëve të Kosovës dhe e lojtarëve kosovarë të Shqipërisë. Shqipëria ka një listë më të madhe të lojtarëve, të cilët llogarit. Ne kemi listë më të ngushtë, rreth 30 lojtarë, të cilëve mendojmë t’ua japim rastin në disa ndeshje. Te Shqipëria ka lojtarë që janë ftuar për një apo dy ndeshje dhe nuk janë thirrur më. Për ta, do të ishte mundësi e mirë që të luajnë për Kosovën. Por kjo duhet të bëhet në koordinim me FSHF-në, si me rastin e Samir Ujkanit. Mund të ketë lojtarë kosovarë që kanë qenë më herët te Shqipëria, që do të luajnë për Kosovën, por kjo edhe me pëlqimin e FSHF-së”, ka thënë Bunjaki.
Lista – Kosova do të luajë më 21 maj në Mitrovicë me Turqinë, ndërsa katër ditë më vonë në Gjenevë me Senegalin. Bunjaki ka pohuar se do ta publikojë të plotë listën e lojtarëve vetëm ditën e hënë. Në mëdyshje është ardhja e mbrojtësit të Bajernit, Ylli Sallahi, mbrojtësit të Bazelit, Arlind Ajeti dhe mesfushorit të Thunit, Adrian Nikçi. Për kapitenin Anel Rashkaj dhe mbrojtësin Loret Sadiku, gjasat tashmë janë shumë të vogla që të paraqiten në dy ndeshjet e radhës. Për shkak të lëndimeve, do të mungojnë Ardian Gashi, Avni Pepa, Ilir Azemi. Rashkaj dhe Sadiku, të cilët luajnë në Suedi, nuk kanë marrë leje nga klubet e tyre që t’i bashkohen Kosovës, ndërsa, për arsye të njëjtë, është konfirmuar edhe mungesa e Shpëtim Hasanit. “Pres konfirmimin nga Arlind Ajeti, ndërsa një përgjigje po pres edhe nga Nikçi. Pasi bëhet fjalë për miqësore, ndeshjet nuk i pengojnë Ajetit. Kemi shumë mungesa, por këtë e shoh si një rast të mirë për të provuar lojtarë të rinj. Jam munduar të mbaj kriteret e seleksionimit”, ka thënë Bunjaki.

VajushiKonfirmohet oferta e Bryzhit, Vajushin e do edhe Montpelie
Armando Vajushi ka marrë një ofertë zyrtare dhe pritet të largohet nga Liteksi. Lajmi konfirmohet në mediat bullgare nga Drejtori i kësaj skuadre, Veliko Dihonov. Ky i fundit, në një prononcim për “Tema Sport” nuk ka konfirmuar totalisht, por as ka mohuar se belgët e Bryzhit kanë bërë një ofertë prej 2 milionë eurosh për mesfushorin me tipare sulmuese të Kombëtares shqiptare. “Po, ka një ofertë dhe natyrisht ajo i ka shkuar presidentit të klubit, Grisha Gançev. Është ai që vendos në fund si për Vajushin dhe për çdo lojtar tjetër të skuadrës. I takon atij fjala e fundit për gjithçka”, ka thënë Dihonov. Sakaq, referuar së njëjtës media, thuhet se Vajushi zor se do të qëndrojë edhe për edicionin tjetër te Liteksi. “Vetë lojtari ka shprehur dëshirën për t’u larguar, teksa klubi kërkon të përfitojë sa më shumë financiarisht”, thuhet, ndër të tjera, në shkrimin e kësaj medie. Vajushi ka një kontratë deri në fund të sezonit tjetër dhe për momentin nuk ka pranuar që ta rinovojë. Në këtë këndvështrim, drejtuesit po kërkojnë që ta shesin në merkaton e verës duke mos rrezikuar largimin e tij në verën e 2015-s me parametër zero, çka do të ishte e patolerueshme për klubin. Sakaq, edhe vetë Vajushi e pat konfirmuar pak ditë më parë në një intervistë për “Panorama Sport” se në klub kishte ardhur oferta e Bryzhit. Përveç ofertës së Bryzhit, mediat bullgare, më konkretisht “blitz.bg”, ka zbuluar dje se edhe kampionia e Francës në vitin 2012 është interesuar për shërbimet e shkodranit. “Menaxherë të skuadrës së Montpeliesë ishin të pranishëm në ndeshjen Liteks-Levski, për të ndjekur posaçërisht Armando Vajushin. Klubi francez ka nevojë urgjente që të forcohet në zonën e mesfushës dhe sulmit, pas një edicioni disi të keq që mbylli”, shkruhej në këtë media. Nuk duhet harruar se para disa ditësh, edhe gjigandi francez i Monakosë hodhi vështrimin nga Vajushi. Menaxherët e këtij klubi ishin të pranishëm në takimin mes CSKA-së së Sofjes dhe Liteksit (2- 0) dhe konkluduan se lojtarët që u interesonin ishin Vajushi dhe fantazisti i Liteksit, Slavçev. Kujtojmë se Monako është një nga klubet më të pasura në Europë, kjo pasi jo më larg se dy vite më parë pjesën më të madhe të aksioneve (66.67 për qind) i bleu manjati rus Dimitri Rybolovlev. Ndërsa pjesa tjetër e aksioneve (33.33%) janë në pronësi të familjes mbretërore, Grimaldi.

Gjasula me kombetaren“Gjasula nuk rinovon“
Nuk është ende zyrtare, por Jurgen Gjasula e ka përfunduar thuajse aventurën e tij me Liteksin në Bullgari. “Tema Sport” bëri me dije edhe dje se mesfushori shqiptar është në krye të listës së largimeve nga skuadra në fund të këtij edicioni. Ai nuk është në planet e trajnerit të ri të Liteksit, Miodrag Jesiç, ndaj nuk do t’i rinovohet kontrata. Lojtari i Kombëtares shqiptare firmosi verën e shkuar një kontratë 1- vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një edicion, por ku të drejtën ekskluzive e ka klubi dhe jo lojtari. Në këtë mënyrë, duket se Gjasula do të vihet menjëherë në kërkim të një skuadre tjetër për edicionin e ri. Largimi i Jurgen Gjasulës nga Liteksi mund të lidhet edhe me faktin se ai është më i paguari te kjo skuadër. Lojtari erdhi në Bullgari në verën e 2013-s, për një rrogë prej 500 mijë eurosh neto. Sipas mediave bullgare, të cilat e panë me skepticizëm afrimin e tij në fillim të edicionit, ai ishte lojtari më i paguar i Liteksit.

xhakataulantTaulant Xhaka në “orbitën” e Fulhamit, pritet oferta
“A do të transferohet Taulant Xhaka te Fulham”? Është ky titulli i të përditshmes zvicerane “Bild”, e cila bën reale mundësinë e transferimit të futbollistit të Kombëtares shqiptare në radhët e skuadrës londineze, e cila nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Championship, pasi u rrëzua këtë vit nga Premier League. Sipas medias helvete, Xhaka, i njohur ndryshe dhe me nofkën e “Pitbull”, mund të jetë blerja e parë e Feliks Magath në merkaton e verës që kërkon ta rikthejë sa më shpejt klubin nga “Krejven Kotejxh” mes më të mirave të futbollit në ishull. 23- vjeçari aktualisht aktivizohet në radhët e ekipit të Bazelit ku është një titullar fiks, ndërsa më 2 mars të këtij viti mori dhe ftesën për të qenë pjesë e përfaqësueses kuqezi për ndeshjen miqësore me Maltën, por u zëvendësua në momentet e fundit nga ana e Renato Arapit si pasojë e një dëmtimi. Mesfushori pëlqehet së tepërmi nga ana e trajnerit gjerman që është gati të paguajë dhe shumën e kërkuar nga zviceranët e Bazelit, për të pasur shërbimet e tij. Sakaq, mendohet se mbrojtësi do të marrë një tjetër ftesë nga Shqipëria për miqësoret e radhës ndaj Rumanisë, Hungarisë dhe San Marinos.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"