Bundesliga/ Nga 1963 e deri më sot, edhe Gjasula mes rekordmenëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2021 | 18:06

Bundesliga/ Nga 1963 e deri më sot, edhe Gjasula mes rekordmenëve

Që nga 1963 në Bundesligë shënohen gola, fitohen pikë pa fund dhe është luajtur për kampionate. Një kohë e gjatë në të cilën shumë lojtarë dhe trajnerë dhe skuadra kanë lënë gjurmë me rekordet e vendosura.

Bundesliga

Tituj kampion: Bajerni i Mynihut ka fituar deri tani 29 tituj që nga krijimi i Bundesligës. Ndërkohë bavarezët kanë fituar edhe një titull tjetër në para 1963. Pas tyre renditet Borusia e Dortmundit me Gladbah me pesë tituj secila.

Kampionate radhazi: Bavarezët kanë arritur për tetë vite radhazi të jenë në krye të Bundesligës. (2013-2020).

Shkëputja më e madhe: Bajerni arriti të çonte në 25 pikë diferencën me vendin e dytë në sezonin 2012-2013.

Titulli më i herët: Bajerni u shpall kampion i Bundesligës që në javën e 27-të në sezonin 2013-14.

Kampion i ardhur nga Bundesliga 1: Këtë e arriti Kaiserslautern në sezonin 1997-1998.

Lojtarët me më shumë tituj: Tomas Myler, David Alaba dhe Frank Riberi Kanë fituar nga tetë kampionate me Bajernin e Mynihut.

Gerd Myler Bajern

LOJTARË DHE GOLA

Më shumë gola të shënuar: Gerd Myler shënoi 365 gola në 427 ndeshje Bundesligë me Bajernin e Mynihut.

Më shumë gola në sezon: Gerd Myler shënoi në sezonin 1971- 70 40 gola për Bajernin e Mynihut duke qenë lojtari i vetëm që arrin ta bëjë këtë gjë në historinë e kampionatit gjerman.

Më shumë gola në një ndeshje: Diter Myler shënoi më 17 gusht të 1977 gjashtë gola në fitoren 7-2 të Verderit ndaj Këlnit.

Golashënuesi më i ri: Josufa Mokoko shënoi në javën e 13-të ndaj Union Berlinit golin e 1-1 për skuadrën e Borusias së Dortmundit. Kështu në moshën 16-vjeçare ai u bë shënuesi më i ri në Bundesligë.

Golashënuesi më i vjetër: Kladio Picari shënoi në 16 shkurt të 2019 golin e barazimit për Verdernin në ndeshjen kundër Hertës. Ai ishte 40 vjeç dhe 136 ditë duke thyer rekordin e vendosur nga Mirko Votava që shënoi në moshën 40-vjeçare dhe 227 ditë.

Më shumë gola si i huaj: Robert Levandovski i Bajernit të Mynihut është me 256 gola lojtari i huaj që ka shënuar më shumë në Bundesligë.

I huaji me më shumë gola në një sezon: Levandovski arriti të mbyllte sezonin 2019-2020 me 34 gola të shënuar.

Golashënuesi më i mirë: Gerd Myler “Bomberi i Kombit” është shpallur 7 herë golashënuesi më i mirë në Bundesligë.

Seria më e gjatë e golave: Robert Levandovski shënonte në 11 javët e para në sezonin 2019-2020 të paktën një gol për ndeshje.

Më shumë dopieta: Gerd Myler ka shënuar në 87 ndeshje të Bundesligës më shumë se një herë. Në 32 ndeshje ai ka shënuar tre herë, 10 herë katër dhe 4 herë pesë gola. Më shumë dopieta në një sezon: Gerd Myler shënoi në sezonin 1971-‘72 më shumë se 2 gola në 12 ndeshje.

Pesëgolshi më i shpejtë: Ky rekord mbahet nga Robert Levandovski që në 22 shtator të 2015, Robert Levandovski hyri në fushë në minutën e 51 kur Bajerni po luante kundër Volfsburgut në “Allianz Arena”. Rezultati ishte 1-1, Leva shënoi pesë gola për 8 minuta dhe 51 sekonda. Ishte pesëgolshi më i shpejtë në historinë e kampionatit gjerman.

Goli më i shpejtë: Karim Belarabi shënoi në javën e parë të sezonit 2014-‘15 në Dortmund pas vetëm 9 sekondash lojë. Po të njëjtën gjë bëri edhe Kevin Voland në javën e dytë të sezonin 2015- ‘16 ndaj Bajernit të Mynihut.

Goli nga distance më e largët: Në javën e katërt të sezonit 2014-‘15 Moritz Stopelkamp i Paderbornit shënoi kundër Hanoverit nga 83 metra.

Më shumë gola si xhol: Nils Petersen shënoi 27 herë i ardhur nga stoli.

Gjasula

LOJTARË TË VEÇANTË

Më shumë asiste në sezon: Tomas Myler dha në sezonin 2019- 2020, 21 asiste.

Më shumë ndeshje të luajtura: Karl Hainc Kërbel vrapoi 602 ndeshje me skuadrën e Frankfurtit.

Më shumë ndeshje si lojtar i huaj: Klaudio Picaro ka luajtur 490 ndeshje si lojtar i huaj. Më shumë se askush tjetër.

Lojtari më i ri: Josufa Moukoko, me 16 vjeç dhe 1 ditë u bë lojtari më i ri që debutoi në Bundesligë.

Lojtari më i vjetër: Klaus Fihtel luajti në ndeshjen e fundit me Shlaken kur ishte 43 vjeç dhe 184 ditë.

Portieri me më shumë rrjeta të paprekura: Oliver Kahn arriti të mbante në 204 nga 557 ndeshje në Bundesligë, portën të paprekur.

Lojtari me më shumë kartonë të kuq: Jens Novotni dhe Luis Gustavo janë ndëshkuar me karton të dytë të verdhë dhe si rrjedhojë kanë lënë skuadrat e tyre me 1 lojtar më pak.

Kartoni i kuq më i shpejtë: Marsel Tish Rivero u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Dortmundit pas vetëm 43 sekondash lojë. Lojtari me më shumë kartonë të verdhë: Shtefan Efenber ka marrë 114 herë kartonin e verdhë në 370 ndeshje të luajtur në Bundesligë.

Më shumë kartonë të verdhë në një sezon: Shqiptari Klaus Gjasula u ndëshkua 17 herë me karton të verdhë në sezonin 2019-2020.

Lojtari më shumë i zëvendësuar: Patrik Herman i Gldbahut është zëvendësuar 152 herë në karrierën tij në ndeshjen e Bundesligës.

Më shumë autogola: Manfred Kaltc i Hamburgut dhe Nikolce Noveski i Manc kanë shënuar nga gjashtë herë në portën e tyre.

Lojtari më i ri që është shpallur kampion: Jamal Musiala ishte vetëm 17 vjeç dhe 32 ditë kur fitoi titullin me Bajernin e Mynihut në sezonin 2019-2020.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"