“Bum” rinovimesh te Lushnja, hedhin firmën mbi kontratë 7 futbollistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2020 | 12:19

“Bum” rinovimesh te Lushnja, hedhin firmën mbi kontratë 7 futbollistë

Vijnë firmat e para te Lushnja. E hëna ka sjellë “valë” rinovimesh, pasi zyrtarisht kanë nënshkruar kontratat e tyre sezonale 7 futbollistë. Qendërmbrojtësit Adriatik Basha dhe Dionis Musaku, mesfushorët Ergys Alushi dhe Melis Haxhiu, Arbër Mone, si dhe sulmuesit Armando Mezini dhe Ervis Gjyla mbeten verdhejeshilë. Ata janë të parët që janë blinduar, ndërsa në vazhdim sekretari Edison Koçi do të ulet me të tjerë. Trajneri Ilir Gjyla beson se shumë shpejt skuadra do të kompletohet.

erzeni lushnja

Gjatë një deklarate të dhënë dje për “Panorama Sport” ai u shpreh: “Vazhdon stërvitja dhe njëkohësisht edhe kompletimi i skuadrës. Dihet që në këtë ligë futbollistët lëvizin sa andej-këndej. Kështu që ne po mundohemi të konfigurojmë skuadrën. Fundi i kësaj jave dhe fillimi i tjetrës mund të na gjejë më të plotë. Ajo që na shqetëson është data e saktë e fillimit të kampionatit, pasi ajo ka rëndësi për të ngritur punën”.

Edhe në javën e dytë stërvitore, stafi teknik ka një numër të kufizuar lojtarësh. “Të gjithë futbollistëve u përfundoi kontrata në 31 korrik. Bëmë një lajmërim të dytë që të vinin më 10 gusht dhe deri tani na janë afruar këta që shihni në fushë. Deri në fund do të shikojmë kush do të na afrohet dhe pastaj do të flasim. Shumë trajnerë sot nuk kanë se çfarë të thonë, veçse të merren me konfigurimin e skuadrës.

Po të shikosh, ka skuadra të elitës që janë me 17-18 lojtarë, dhe kanë problem të bëjnë një herë skuadrën. Atëherë edhe thënia ime është kjo: do të bëjmë një herë skuadrën, pastaj do të flasim për vazhdimësinë”, përfundoi numri një i stolit të Lushnjës.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"