Bulqiza luan në transfertë me Gramshin, kapiteni: Kënaqemi edhe me një pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 12:40

Bulqiza luan në transfertë me Gramshin, kapiteni: Kënaqemi edhe me një pikë

Bulqiza ka arkivuar humbjen e thellë përballë Valbonës dhe është përqendruar te Gramshi. Luajnë në transfertë dhe synimi është që të mos dalin duarbosh.

962

Kapiteni Selman Shkreta tregohet racional, kur thotë: “Mjafton edhe vetëm një pikë në këtë transfertë. Luajmë jashtë fushe dhe ndaj një ekipi që synon mbijetesën, sikundër edhe ne. Do të udhëtojmë për fitoren dhe jemi përgatitur për këtë. Por, edhe nëse ndajmë nga një pikë do të ishim mjaft të kënaqur”.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"