“Buldozeri ishte…Spanja!, ‘Dush’ historik ndaj Gjermanisë”, mediat iberike në ekstazë pas triumfit të “Furisë së Kuqe” ndaj “Pancerave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 23:10

“Buldozeri ishte…Spanja!, ‘Dush’ historik ndaj Gjermanisë”, mediat iberike në ekstazë pas triumfit të “Furisë së Kuqe” ndaj “Pancerave”

Fitorja e thellë 6-0 ndaj Gjermanisë është jo vetëm triumfi më i madh pas 8 viteve, por njëri prej momenteve më të lavdishme në historinë e futbollit iberik. Mediat spanjolle kanë “fluturuar” në delir pas shpartallimit të “Pancerave”.
download
Vështirë se pritej fitore pas humbjes së fundit me Zvicrën dhe askush nuk e imagjinonte që “Furia e Kuqe” do të shkatërronte 4-herë kampionët e botës me rezultatin 6-0.

Mediat në vend i kanë kushtuar tituj “bombastikë” suksesit historik të Spanjës, e cila vazhdon garën për të fituar Ligën e Kombeve në “Finalen e të katërtve”.

“Buldozeri ishte…Spanja” (AS)

“Goleadë skandaloze për të shkuar në ‘4 të fundit!” (SPORT)

“Kërcim, dush, triumf historik ndaj… Gjermanisë” (MARCA)

“Spanja i bën Gjermanisë një dush historik dhe hyn në fazën e 4 finalistëve!” (COPE)

“6-0! Triumf historik!” (EL MUNDO DEPORTIVO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"