“Bukuroshja e fjetur”, Xheorxhina Rodrigez ndan foton e rrallë të vajzës së saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2022 | 16:07

“Bukuroshja e fjetur”, Xheorxhina Rodrigez ndan foton e rrallë të vajzës së saj

Prej më shumë se tre muajsh futbollisti Kristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Xheorzhina Rodrigez mirëpritën në jetë vajzën e tyre Esmeralda.

Më 18 prill të këtij viti, Ronaldo zbuloi se partnerja e tij kishte sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme. Por kjo erdhi së bashku me lajmin tronditës se vëllai i saj binjak i porsalindur ndërroi jetë.


Së fundmi, partnerja e yllit portugez ka publikuar një foto ku duket vogëlushja duke fjetur. Më special se ky imazh është përshkrimi që Xheorxhina i ka bërë fotos.

“Bella Esmeralda. E vogla ime, je një bekim i madh,”-shkruan Rodrigez.

Rikujtojmë se në tetor 2021 çifti zbuloi se prisnin binjakë, por në mënyrë tragjike djali i tyre vdiq në lindje më 18 prill, ndërsa vajza mbijetoi.

Pas lindjes çifti dhe fëmijët e tjerë u kthyen në shtëpi me vajzën e tyre të porsalindur, disa ditë pasi futbollisti konfirmoi se partnerja e tij kishte humbur vëllain binjak të fëmijës.

Sulmuesi ndau një përditësim në rrjetet sociale menjëherë pasi vajza e tyre erdhi në shtëpi pas lindjes së saj. Në mbishkrimin e postimit, ai shkroi: ‘Shtëpi e ëmbël shtëpi. Gio dhe vajza jonë më në fund janë bashkë me ne. Duam t’i falënderojmë të gjithë për fjalët dhe gjestet e mira.

“Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe ne të gjithë ndjejmë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë. Tani është koha për të qenë mirënjohës për jetën që sapo kemi mirëpritur në këtë botë.’


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"