Bufonit i vjen oferta e çmendur, portieri drejt kalimit te klubi i madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2021 | 11:51

Bufonit i vjen oferta e çmendur, portieri drejt kalimit te klubi i madh

E ardhmja e Xhanluixhi Bufonit është e gjitha për t’u vendosur, duke nisur pikësëpari nga dëshira e vetë portierit 43-vjeçar, por edhe nga oferta e çmendur (siç e ka deklaruar vetë italiani) që ai pret, ndonëse një e tillë duket se i ka ardhur tashmë.

BUFON

Por, çdo ditë që kalon horizonti pasurohet me risi të tjera dhe e fundit që vjen nga Spanjë është thjesht bombastike. Sipas burimeve të “DonDiario”, 43-vjeçari është në bisedime për t’u transferuar në Madrid, konkretisht te Reali për të pasur rolin e zëvendësit të titullarit Tibo Kurtua, duke qenë se ukrainasi 22-vjeçar, Andrij Lunin, kërkon një aventurë si i parë diku tjetër. Kjo ofertë pa dyshim që josh shumë Bufonin, duke parë se është çdo vit favorit për të tentuar Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"