Bufon te PSG për 8 milionë euro, pritet vetëm zyrtarizimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2018 | 9:29

Bufon te PSG për 8 milionë euro, pritet vetëm zyrtarizimi

Bufon-PSG, jemi thjesht në detaje. Konfirmohet lajmi i publikuar nga mediat italiane, ekzaktësisht nga “Sportmediaset”, një ditë përpara konferencës së tij të fundit me Juventusin. Për ish-kapitenin bardhezi është gati një aventurë në kryeqytetin francez. Ditën e djeshme dhe sot agjenti i tij dhe drejtuesit e PSG-së kanë pasur kontakte intensive dhe pritet që ta mbyllin sa më shpejt këtë çështje. Zyrtarizimi është shumë pranë dhe ndoshta mund të bëhet nesër ose të enjten.

buffon_inter-juventus_sett2016

Një kontratë dyvjeçare me pagë vjetore 4 milionë euro në vit, në total tetë milionë euro. Ajo do të skadojë në vitin 2020, ndërsa më vonë për të pronarët nga Katari kanë menduar t’i japin një rol të rëndësishëm dhe ta bëjnë personazhin e Botërorit të vitit 2022.

bufon

PEZULLIMI- Por, gjithçka është e lidhur me një dënim të mundshëm që mund të marrë ishkapiteni i Juventusit nga UEFA. Pas deklaratave të forta kundër arbitrit Majkëll Oliver mbi penalltinë e akorduar në minutat e fundit në favor të Realit, ai mund të përjashtohet për disa ndeshje.

Por, mediat italiane bëjnë me dije se pavarësisht kësaj, ka optimizëm për mbylljen pozitivisht të bisedimeve mes PSG-së dhe legjendës së portës. Nuk ka asnjë mundësi që palët të “ndahen” për këtë arsye, edhe pse nuk përjashtohet që gjatë kontratës të ketë një klauzolë speciale që lidhet me këtë çështje. Por, në fakt asgjë nuk është e qartë në lidhje me klauzolën. E sigurt është që e ardhmja e tij është në Paris dhe pritet vetëm zyrtarizimi i këtij kalimi.

bufon2-470x264

Portieri ishte prezent në ndeshjen e lamtumirës së Pirlos dhe tha se i duhet një javë për të vendosur. “Kam nevojë për kohë që të vendos me qetësi. Jam 40 vjeç dhe duhet të marrë vendimet e duhura, jo mbi aspektin emocional, por me racionalitet”, tha Bufon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"