Bufon në telashe, Tukel zgjedh numrin 1 të portës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2018 | 10:50

Bufon në telashe, Tukel zgjedh numrin 1 të portës

Bufon mund të pendohet që u transferua te PSG. Tomas Tukel ka bërë zgjedhjen e tij për portierin numër 1 të francezëve. 40 vjeçari Bufon ka qenë zgjedhja e parë në 3 ndeshjet e para të kampionatit.

413708_TS_11-09-18_3957718366_

Portieri tjetër, Areola, është në vitin e fundit të kontratës me PSG, por ai ka zgjedhur të luftojë për një vend në formacion me italianin. “Jam unë që e bëj zgjedhjen. Vendimi nuk është përfundimtar, por i kam thënë Areolës se është në “pole position” për të qenë numri 1. Ai vjen nga akademia dhe PSG është gjithçka për të. Areola ka pranë një legjendë si Bufon nga  i cili mund të mësojë”, u shpreh Tukel. Portieri francez ishte titullar në ndeshjen kundër Gjermanisë dhe bëri një paraqitje spektakolare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"