Bufon në lot: Trajneri dhe ne jemi fajtorë. Tani më duhet t’ia lë radhën Donarumës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2017 | 22:57

Bufon në lot: Trajneri dhe ne jemi fajtorë. Tani më duhet t’ia lë radhën Donarumës

Lotët e Xhixhi Bufonit janë emblema e një nate të trishtë në Itali. Italia pra që në këtë moment është jashtë Botërorit, pasi u kualifikua Suedia.

bufon

“Më vjen keq ta mbyll kështu. Dështuam në diçka që mund të kishte ndihmuar vendin tonë edhe në aspektin social. Më vjen shumë keq që ndeshja ime e fundit koincidoi edhe me eliminimin nga Botërori. Ne u elimuniuam nga episodet, por Suedia gjithsesi pati meritat e saj sepse luftoi me mish dhe me shpirt.”

bufon1

Ne mund të kishim bërë diçka më shumë se kaq. Na mungoi kthjelltësia për të shënuar gol. Por edhe ne kmei fajet tona padyshim. Tani ka arhdur koha e Donarumës, Perinit dhe e të tjerëve. Unë e mbylla. Ventura? Ka të nëjjtat faje që kemi ne italianët”, tha Bufon pas ndehsjes i përlotur.

bufon2

bufon3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"