“Bufon mund të luajë edhe për dy vite”, flet agjenti Martina: Interi me të vërtetë e donte Xhekon, por duhet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 13:47

“Bufon mund të luajë edhe për dy vite”, flet agjenti Martina: Interi me të vërtetë e donte Xhekon, por duhet të…

Xhanluixhi Bufon u rikthye te Juventusi në merkaton e verës, teksa u largua vetëm para një viti në drejtim të francezëve të PSG-së.BUFFONI

Agjenti i portierit italian, Silvano Martina, pranon se lojtari mund të luajë deri në moshën 44-vjeçare, pasi i ka të gjitha mundësitë: “Rikthimi te Juventusi ishte gjëja e duhur për lojtarin, pasi ai është akoma i fortë.

Mendoj se ai do të ketë shanset e tij këtë sezon dhe besoj se mund të luajë edhe për dy vite të tjera, ndoshta deri në moshën 44-vjeçare. Unë personalisht i kam sugjeruar atij të punojë si trajner, kur të largohet nga futbolli i luajtur, pasi ai mund të jepte gjithçka në atë rol dhe mund të kënaqej. “, u shpreh agjenti.dzeko

Gjithashtu Martina përfaqëson edhe sulmuesin e Romës Edin Xheko, i cili gjatë merkatos së verës ishte shumë afër kalimit te Interi, teksa për këtë u shpreh: “Interi me të vërtetë e donte Xhekon, por ne duhet të prisnim deri në ditët e fundit të merkatos që ata të merrnin vendimin për lojtarin.

Sulmuesi do të ishte shumë i lumtur te zikaltërit, pasi është shumë emocionuese të luash në Ligën e Kampionëve. Interi do të jetë rivali direkt i Juventusit për kampionatin.”, përfundoi Martina.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"