“Bufon kishte frikë të luante prej grerëzave”, Kapelo: Por, pas 5 minutash…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 14:37

“Bufon kishte frikë të luante prej grerëzave”, Kapelo: Por, pas 5 minutash…

Fabio Kapelo ka drejtuar Juventusin nga 2004-A deri në 2006-ën, viti kur bardhezinjtë u dënuan me zbritjen nga kategoria për shkak të vendimeve të procesit të “Calciopoli”-t.
DdTGxWXWsAEYA8n
Nga ajo periudhë trajneri ka edhe kujtime të bukura, një nga të cilat lidhet me Xhanluixhi Bufonin që asokohe ishte titullar i padiskutueshëm te Juvja dhe në kombëtare.

“Me Xhixhin nuk kam pasur kurrë probleme, përveç një rasti. Po bënte nxehjen e më thotë se nuk do të luante sepse kishte fobi nga disa grerëza pas porte. ‘OK, – i thashë, – po aktivizoj portierin e dytë’. Pas 5 minutash erdhi e më tha se do të luante vetë”, tregoi Kapelo për “Goal.com”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"