Bufon i futet politikës, gati posti i ministrit në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 18:58

Bufon i futet politikës, gati posti i ministrit në Itali

Kapiteni i Juventusit dhe kombëtares italiane, Xhixhi Bufon përflitet se ka marrë një ofertë për karrierën e tij pasi të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Për Bufonin është gati posti i Ministrit të Sporteve në qeverinë italiane.

Bufon

Portieri mendohet se do të lërë përfundimisht futbollin në fund të sezonit, dhe në atë kohë do të jetë 40 vjeç. Ai ka deklaruar se nuk është i interesuar për ndonjë rol trajneri, por pritet të jetë në bordin e drejtorëve të Juventusit.

bufon

Sidoqoftë, Bufon ka edhe një mundësi tjetër në horizon. Vitorio Sgarbi, kreu i partisë “Rilindja” në Itali është shprehur: “Nëse ne fitojmë zgjedhjet, Bufon do të jetë Ministri i ri për Sportet. Ai është një njeri i balancuar, përfaqëson të gjithë kombëtaren dhe tani që po tërhiqet, mund t’i futet politikës.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"