Bufon humbet supersfidën me Interin, Alegri “djeg” Dibalën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2017 | 9:48

Bufon humbet supersfidën me Interin, Alegri “djeg” Dibalën

Ndoshta është i mallkuar sepse çdo fillimsezoni i duhet të rindërtojë skuadrat e tij fituese dhe shumë shpesh ia del, por në këtë sezon janë dëmtimet e shpeshta dhe të rëndësishme që po ia bëjnë jetën një ferr, aq më shumë në përballjet e rëndësishme si ajo me Napolin, një javë më parë, apo akoma më shumë edhe 90- minutëshi i shumëpritur nga të gjithë bardhezinjtë si ky i mbrëmjes së sotme kundër Interit.

Bufon

Xhanluixhi Bufon, siç u konfirmua dhe vetë nga trajneri i torinezëve, nuk do të jetë i ndeshjes dhe polaku Vojceh Shezni do të mbrojë kuadratin. Në mbrojtjen me katër, rikthehet Kielini nga minuta e parë, përkrah Benatias dhe De Shiljon në të djathtë. Në të majtë, në balotazh janë Azamoah e Sandro, por ky i fundit mund të ketë një shans për të treguar se ka rigjetur formën e mirë.

Juventus FC v SS Lazio - Serie A

Mesfusha është e kushtëzuar nga zgjedhjet në sulm, por duke parë se Interi është një ekip që vrapon shumë dhe formën jo maksimale të Pjaniçit, edhe pse të grumbulluar, Alegri as që ka ndërmend që të heqë dorë nga Matuidi, lojtari më në formë i repartit që së bashku me Khedirën do të ndërtojnë një repart me tre lojtarë.

juventus

Në sulm, Higuain është i padiskutueshëm, ashtu sikurse edhe Kuadrado. I vetmi dyshim lidhet me krahun e majtë, ndonëse Duglas Kosta është në avantazh ndaj Manxukiçit.

Juventus

Po Dibala? Edhe pse duket absurde, forma jo e mirë që po kalon argjentinasi pritet ta lërë në stol sot ndaj Interit.Numri 10 i Juventusit, më shumë sesa fizikisht, ka një bllokim psikologjik dhe në një ndeshje të këtij niveli nuk ka vend për të rrezikuar, ndaj Dibala do ta nisë nga stoli, ndoshta edhe për faktin se pa 24-vjeçarin, ekipi mund të jetë edhe më i paparashikueshëm.

alegri dibala

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"