Bufon “harron” Mesin e Ronaldon: Topin e Artë e meriton…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 19:17

Bufon “harron” Mesin e Ronaldon: Topin e Artë e meriton…

Trofeu i “Topit të Artë” është padyshim një çmim që ndoshta e ëndërrojnë të gjihtë futbollistët. Si një çmim kaq shumë presitogjoz ai është edhe shumë i diskutuar dhe të gjithë figurat e futbollit japin mendimet e tyre për të. I fundi ka qenë Xhanluixhi Bufon i cili e ka harruar Mesin dhe Ronaldon. Ish-portieri i Juventusit ka thënë se Topin e Artë duhet ta fitojë shoku i tij i skuadrës te PSG, Kilian Mbape.

bufon

“Mbappe është një fenomen. Nëse ai vazhdon duke treguar me të mirë, nëse ai mbetet në entuziazmin e tij dhe vazhdon të sillet normal, pastaj ai do të jetë në këto nivele për kohë të gjatë. Në Itali e krahasojmë atë me Roberto Baxhio, Françesko Toti, Alesandro Del Piero, por ai ka talent dhe teknik që rrallë i kam parë në karrierën tim. Për kualitetet e tij, çfarë ai ka bërë dhe si ka qenë vendimtar në Botëror ai e meriton Topin e Artë. Nuk mund ta them të kundërten”. – ka thënë Bufon.

Mbape

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"