Bufon duartroket Strakoshën: Bravo, po i bën gjërat siç duhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2017 | 23:59

Bufon duartroket Strakoshën: Bravo, po i bën gjërat siç duhet

Në ditën që Xhanluixhi Bufon luante ndeshjen e 1000-të në karrierë, Thomas Strakosha mbronte për herë të parë portën e Kombëtares shqiptare.

Legjenda e katërkëndëshit të Italisë vlerësoi paraqitjen e 22-vjeçarit në humbjen e Shqipërisë 2-0 kundër “axurrëve”.

Bufon

“Strakosha bëri debutim pozitiv, u tregua shumë i zoti. Me Lacion ka bërë paraqitje të mira në kampionat kur nuk është Marketi. Po i bën gjërat siç duhet dhe mendoj se e ka merituar debutimin”, u shpreh 39-vjeçari për “SuperSport”.

“Ishte një ndeshje e fituar me zgjuarsi nga ana jonë. Kam marrë shumë urime për ndeshjen time të 1000-të në karrierë. Më vjen shumë mirë që mora përgëzime nga populli shqiptar, pasi është një popull shumë i lidhur me ne historikisht jo vetëm sa i përket futbollit. Kemi një miqësi shumë të fortë”, shtoi Bufon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"