“Budallallëk, po më ngrihen nervat kur e shikoj”, legjenda e Mançester Junajtid i acaruar me golin që pësoi Berisha me Kazakistanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 0:17

“Budallallëk, po më ngrihen nervat kur e shikoj”, legjenda e Mançester Junajtid i acaruar me golin që pësoi Berisha me Kazakistanin

Goli befasues i Kazakistanit ndaj Shqipërisë dje në “Air Albania” nga mesi i fushës ka tërhequr vëmendjen e ish-kapitenit të Mançester Junajtid Roi Kin. Tashmë në rolin e një opinionisti, ish-lojtari irlandez e konsideroi si “budallallëk” golin e pësuar nga portieri Berisha.
35727318-8953319-Roy_Keane_middle_was_furious_with_the_goal_and_said_he_would_nev-a-31_1605525722334

Pasi po shikonte golin e shënuar nga ekipi kazak menjërë pas Shqipëria dyfishoi rezultatin me Ardian Ismajlin, Kin tha se ndihet tepër i nervozuar me pozicionimin e portierit të Shqipërisë Berisha.
“Çfarë po bënte ai?! Ju nuk do ta falnit kurrë! Budallallëk. Po nxehem teksa po e shikoj këtë!”, u shpreh gjatë transmetimit “live” në kanalin “ITV” Roi Kin.

Ish-futbollisti i famshëm në vitet ’90-‘2000 njihet për komentet e ashpra dhe etiketimet thumbuese në futboll.

35727316-8953319-image-a-25_1605523914648 35727314-8953319-image-a-24_1605523908646

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"