Bubeqi nuk e bën “zi” humbjen me Besëlidhjen, Bardhi: Fitore qetësie, sfiduam edhe terrenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2020 | 22:04

Bubeqi nuk e bën “zi” humbjen me Besëlidhjen, Bardhi: Fitore qetësie, sfiduam edhe terrenin

Sinan Bardhi mund të marrë frymë lirshëm. Besëlidhja u kthye pas dy ndeshjesh pa fitore dhe kjo i mjafton trajnerit.

Bardhi

Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, numri një i pankinës lezhjane u shpreh: “Jam shumë i kënaqur me grupin. Futbollistët e kontrolluan lojën më së miri, edhe pse në një terren shumë të vështirë. E patëm të vështirë gjetjen e golit, por ia dolëm.

Më shumë se pikët, më gëzoi reagimi. Kjo kthesë sjell qetësinë e nevojshme dhe moralin për vazhdimësinë. Tani po mendojmë për javën e ardhshme, që vjen shpejt. Falënderoj djemtë të cilët sfiduan kohën me shi të dendur që na shoqëroi gjatë 90 minutave dhe një kundërshtar potencial siç ishte Erzeni”.

Erzeni humbi, por Dorjan Bubeqi nuk e bën “zi”. Trajneri është i kënaqur nga ajo që skuadra tregoi në fushë, ndërsa saktëson që terreni ia bëri të vështirë. Gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”, ai thotë që Besëlidhja i ndëshkoi me një goditje në portë. “Jo në çdo humbje mund të thuash që diçka nuk funksionoi.

Terreni bëri të vetën. U detyruam që të përshtateshim me kushtet e vështira, nuk bëmë dot lojën tonë. Ndryshe nga ndeshja e fundit, ndaj Besëlidhjes pashë dëshirë dhe sakrificë nga çdo lojtar. Kundërshtari na ndëshkoi me një gjuajtje në portë, por futbolli kështu është. Nëse ekipi luan si sot (dje), kthesa do të vijë që të dielën”, tha tekniku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"