“Brutale! Është e vështirë ta mendosh që ke mundur Barcelonën 8-2”, Kimish: M’u duk sikur po ëndërroja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2020 | 22:27

“Brutale! Është e vështirë ta mendosh që ke mundur Barcelonën 8-2”, Kimish: M’u duk sikur po ëndërroja

Xhoshua Kimish e përshkroi brutal rezultatin e thellë 8-2 ndaj Barçës. Mesfushori gjerman shënoi golin e pestë ndaj spanjollëve pas një topi të Dejvis që ishte i papërmbajtshëm në krahun e majtë.

Kimish

“Brutale! Është e vështirë ta mendosh që ke mundur Barcelonën 8-2 në çerekfinale të Champions-it. Luajtëm me intensitet dhe të fokusuar nga minuta e parë deri në fund. Nuk donim t’i linim asgjë rastësisë. Ishte një rezultat i pabesueshëm, m’u duk sikur po ëndërroja.

Por nuk kemi mbaruar ende. Rruga jonë do të vazhdojë me të njëjtin ritëm. Goli? Ishte meritë e Alfonsos. Ai bëri një ikje të pabesueshme dhe më pas pasoi brenda zonës. Mund të them se isha me fat që ndodhesha në kohën dhe vendin e duhur. Jam shumë i lumtur, është një natë që do të mbesë gjatë në kujtimet e të gjithëve”, tha Kimish.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"