Bruno Fernandesh me superlativa për shokun e ekipit: Golat e tij do vijnë shumë shpejt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 17:46

Bruno Fernandesh me superlativa për shokun e ekipit: Golat e tij do vijnë shumë shpejt

Bruno Fernandesh këmbëngul se Markus Rashford është duke bërë një punë të shkëlqyer për Mançester Junajtidin, pavarësisht se nuk ka shënuar ende me aksion që kur rinisi Premier Liga muajin e shkuar.Bruno_Fernandes_BTS_UN-21580462352849_large

Sulmuesi i “Djajve”, i cili i mungoi skuadrës për 13 ndeshje pas një dëmtimi në shpinë, ka shënuar vetëm 1 gol, kundër Bornmëthit me penallti dhe ka dhënë 2 asiste në 6 ndeshje. Ndërkohë që mesfushori portugez ka shkëlqyer gjatë kësaj periudhe (5 gola, 3 asiste), ashtu si shokët e tjerë të sulmit: Mejson Grinud (4 gola, 1 asist) dhe Antoni Marsial (4 gola, 3 asiste). Por Fernandesh thotë se kontributi i Rashfordit shkon përtej statistikave të golave dhe beson se edhe ato do të vijnë shpejt për 22-vjeçarin.

“Siç e patë të enjten, Mejson shënoi një gol të bukur përsëri dhe Marsial dhe Rashford luajtën shumë mirë”, thotë 25-vjeçari për sajtin e klubit përpara ndeshjes së sotme kundër Sauthemptonit. Me një fitore, “Djajtë” ngjiten në zonën Champions. “Të gjithë flasin për Markusin që nuk po shënon shumë, por ai po bën një punë të shkëlqyer. Futbolli nuk është vetëm gola dhe asiste. Ai po luan shumë mirë për skuadrën. Entoni po luan gjithashtu shumë mirë dhe po shënon.rashford

Shpresoj që Markusi të shënojë më shumë gola, sepse ai e meriton për punën që po bën për skuadrën dhe askush nuk e shikon këtë, sepse të gjithë shikojnë kush shënon golat dhe jep asistet. Ai ka qenë i dëmtuar për një kohë të gjatë dhe është e vështirë të rigjesh atë vetëbesim”, përfundoi ish-ylli i Sportingut të Lisbonës, i cili u shpall lojtari më i mirë i Premier Ligës për muajin qershor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"