Bruka premton ndryshime pozitive dhe mban merkaton hapur: Besëlidhja formatohet me Burrelin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 14:54

Bruka premton ndryshime pozitive dhe mban merkaton hapur: Besëlidhja formatohet me Burrelin

Besëlidhja sot do të ndeshet në një miqësore me Burrelin në stadiumin e Lezhës. Ky është testi i fundit para fillimit të fazës së dytë.

alban bruka

Trajneri Alban Bruka shpreson se Besëlidhja do të ketë një tjetër pamje nga ajo e fazës së parë. Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, trajneri deklaroi:

“Minifazën do ta mbyllim me një miqësore ndaj Burrelit në stadiumin tonë. Merkatoja deri tani është mjaftuar me tri prurje, dy futbollistë serbë dhe një lezhjan. Ndërkohë që po kaq lojtarë janë larguar, tre serbët. Merkatoja nuk do të ndalet këtu, pasi kemi kontakte edhe me futbollistë të tjerë.

Faza e parë për Besëlidhjen ishte e paqëndrueshme, rënie, por edhe ringritje për ta pasur zili. Ia dolëm që në pak kohë të grumbullonim pikë.

Pozicioni që kemi në renditje është i rrezikshëm, por nga diferenca që kemi me shumë ekipe para nesh, deri te vendi i katërt, nuk është vrastar.

Kam shumë shpresë se Besëlidhja e fazës së dytë do të ketë një pamje ndryshe nga pjesa e parë, por jam i shqetësuar për faktin se ekipi duhet të ishte pretendenti kryesor për t’u ngjitur në elitë. Miqësorja ndaj Burrelit do të na ndihmojë shumë për formatimin përfundimtar të formacionit të fazës së dytë”.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"