Postuar: Janar 31, 2023 | 18:29
Brozoviçi stërvitet ende veçmas, rritet ankthi tek zikaltërit…
Rikuperimi i Marselo Brozoviçit vazhdon të bëhet me hapa tejet të ngadaltë.
Dita e djeshme që ishte shënjestruar si dita në të cilën kroati do të kthehej në stërvitje me grupin nuk ka rezultuar e tillë dhe mesfushori ka vazhduar të stërvitet veçmas në Apiano Xhentilen.
Me ritme të tilla, në Milanon zikaltër po rritet ankthi për 30-vjeçarin që mund të jetë në dyshim edhe për derbin e fundjavës.
PANORAMASPORT.AL
